Futbolli kosovar dhe takimet e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj serbe, me ata të FIFA-s në Cyrih këto ditë rreth lejes për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të ekipit përfaqësues të Kosovës, janë tema të pashmangshme në opinionin sportiv, por edhe dilemat se çfarë duhet bërë. A do t’i lejohet Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore? Si do të luhen ato dhe kush do të jetë rivali i parë? A duhet kërkuar diçka më shumë se miqësore.
Janë këto vetëm disa nga pyetjet e shumta me të cilat janë preokupuar jo vetëm drejtuesit e futbollit kosovar, por edhe të gjithë ata që në një apo formë tjetër janë të lidhur me lojën e futbollit. Njëri nga ata që nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tija të mëparshme është gjithsesi trajneri Bylbyl Sokoli. “E kam thënë edhe më parë se ne duhet të bëjmë kërkesë në UEFA e FIFA që të pranohemi atje me të drejta të plota e jo që të zhvillojmë vetëm ndeshje miqësore.
Është e qartë se Serbia do të na pengojë në çdo mënyrë, pasi ajo mundohet ta shtyjë sa më shumë këtë çështje dhe ta pengojë Kosovën që të mos arrijë të marrë pjesë në garat kualifikuese për evropian apo botëror. Ajo mundohet të fitojë në kohë për shkak të zhvillimeve në skenën politike. Këto janë vetëm kalkulime të Serbisë në mënyrë që ta pengojë futbollin tonë pavarësisht se bëhet fjalë për 6 muaj, një vit apo më shumë”, thotë Sokoli, duke pyetur “pse mundet Gjibraltari me 30 mijë banorë, e ne nuk mundemi. Pallavra janë ato që thuhet se Gjibraltari e ka bërë kërkesën ende pa u futur neni famoz.
Po nëse neve na pranojnë për ndeshje miqësore, atëherë tregona se me cilin nen e bëjnë këtë”. Sokoli ka bindjen se futbolli kosovar nuk fiton shumë me ndeshje miqësore. “Çka fitojmë ne nga ndeshjet miqësore. Shqipëria ka kohë që është e pranuar dhe ka shumë telashe të gjejë rivalë atraktivë. Ne në fillim mund ta gjejmë një kundërshtar atraktiv, por më pas çka bëjmë. Ne kemi të drejtë të luajmë ndeshje miqësore me juniorë, por çfarë ndeshje kemi luajtur deri tash”, shtoi aktualisht trajneri i Ferizajt, duke mos dyshuar në përpjekjet e drejtuesve të FFK-së. “Unë nuk dyshoj në angazhimin e tyre, por kjo është edhe çështje politike dhe duhet njerëzit e Qeverisë të jenë më të pranishëm këtu”, shprehet Sokoli duke përsëritur se “një ligë kombëtare është zgjedhja më e mirë për futbollin tonë”.
Ish-trajneri i disa skuadrave kosovare Luan Prekazi ka bindjen se nuk është duke ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. “Është e mirëseardhur për ne çdo lëvizje që vjen nga UEFA e FIFA, por askush nuk duhet të lëvdohet këtu se ka bërë diçka, pasi më shumë po i qesin popullit hi syve. Herët apo vonë, me kohë çdo gjë vjen në vendin e vet dhe kjo jo pse këta po bëjnë diçka për të mirën e futbollit tonë. Më parë duhet ta pastrojnë oborrin e vet sepse gjendja në futbollin kosovar është katastrofale, madje nuk ka qenë kurrë më e keqe”, tha Prekazi, duke pyetur se me kë do të luajmë ne ndeshje miqësore edhe nëse na pranojnë. “ Çka nëse na pranojnë, me kë do të luajmë ndeshje, hajde po themi se vjen Kroacia për një ndeshje, por pastaj çka bëhet, kush vjen këtu të luajë”? /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-perez-780x439.png)
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-221655-780x439.jpg)
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos
![Futbollisti i cili ishte pjesë e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guo-jiaxuan-780x439.png)
Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë
![Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/s-780x439.png)
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre
![Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-211553-780x439.jpg)
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara