Pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, asamblisti i Mitrovicës së Veriut, Marko Jaksiq, i cili ishte edhe bashkëpartiak i Ivanoviqit, ka deklaruar se ndjehet i frikësuar se do ta vrasin edhe atë.
“Unë nuk kam pasur frikë nga vdekja. Pas asaj çfarë i ndodhi Oliverit, po mendoj për të njëjtën gjë dhe kam frikë vetëm se më nuk do të mund të shkruaj këtu, se kush dhe pse më vrau prapa shpinës”, ka shkruar ndër të tjera, Marko Jaksiq, përcjell Telegrafi.
Ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër nëse ka marrë ndonjë kërcim me vdekje.
Nikada se nisam bojao smrti. Posle ovoga sto se desilo Oliveru razmisljam o istoj, i strah me je samo da necu stici da ovde napisem ko je i zasto mi je pucao u ledja…
— Marko Jaksic* (@jaksicmarko) February 2, 2018
Megjithatë, ky nuk është mesazhi i parë dhe i vetëm i një prej personave publik të pjesës së Mitrovicës së Veriut.
“Sot isha në ‘takim’ me Vuçiqin si një anëtar i opozitës, prisja të thirresha dhe u përgatita të bëja pyetje, por hoqa dorë, sepse nuk kishte aparate fotografike dhe kisha frikë. Nga 250 vetë në sallë, ishte vetëm njëri që qëndronte i ulur dhe nuk duartrokiste kur udhëheqësi ynë hyri. Unë kaq kam mundur dhe kam pasur guxim të bëja”, shkroi më 20 janar, pas një takimi prapa dyerve të mbyllura në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin prezent anëtarët e Listës Serbe dhe krerët e institucioneve që duartrokisnin.
Danas sam bio na “sastanku” sa Vucicem kao odbornik opozicije, ocekivao sam prozivku spremao se da postavim pitanja neka ali odustao jer nije bilo kamera i bilo me je strah. Od 250 ljudi u sali je samo jedan sedeo, i nije aplaudirao kada je Vodja usao. Toliko sam mogao i smeo! pic.twitter.com/xVR3Gjev0s
— Marko Jaksic* (@jaksicmarko) January 20, 2018
Marko Jaksiq, gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë, në fund të tetorit të vitit të kaluar, ishte në listën e Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviq, (SPO) dhe u bë këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore.
Theksojmë Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna prapa shpinë, më 16 janar, gjatë mëngjesit para zyrës së partisë.
Kujtojmë se po të njëjtën datë, në vitin 2014 u vra edhe bashkëpartiaku i Markos dhe Oliverit, Dimitrije Janicijeviq, kandidat për kryetar i Mitrovicës së Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë