Komuniteti artistik nuk e ka ndërmend të rrijë duarkryq karshi shkurtimeve buxhetore për projekte kulturore.
Organizatorë të festivaleve e përfaqësues të skenës së pavarur të kulturës në vend kanë paralajmëruar reagim ndaj listës së publikuar nga Ministria e Kulturës, sipas së cilës del që në krahasim me vitin e kaluar gati 300 mijë euro më pak janë dhënë këtë vit për projekte kulturore. Ky vendim i kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, është shoqëruar me debat të nxehtë nëpër rrjete sociale.
Organizatorë festivalesh kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të protestuar kundër listës së projekteve kulturore të mbështetur nga institucioni më i lartë kulturor në vend. Reagimet e organizatave joqeveritare të kulturës do të përmblidhen në një vend.
Forumi Kulturor- rrjeti që përfshin mbi 30 organizata kulturore- ka paralajmëruar se gjatë javës do t’i drejtohet me një shkresë ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, nëpërmjet së cilës do të kërkojë përgjigje për arsyet e shkurtimeve buxhetore dhe transparencë sa i përket mënyrës së vlerësimit. Përderisa vitin e kaluar ishin ndarë 800 mijë euro dhe ishin përkrahur mbi 300 projekte, sivjet janë ndarë 523 mijë euro dhe janë mbështetur rreth 200 projekte kulturore.
Ish-përfituesve më të mëdhenj të viteve të kaluar, sipas listës së sivjetme, u është ndarë çereku i buxhetit. Por ka edhe të tillë që janë përjashtuar krejtësisht nga lista. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Kosova Kamerfest” – festivali i parë i muzikës klasike në vend- që vitin e kaluar mbajti edicionin e 15-të, nuk ka përfituar as edhe një cent të vetëm nga buxheti i shtetit. Ngjashëm në listën e MKRS-së për përkrahje kulturore janë përjashtuar edhe Garat e Muzikantëve të Rinj “ARS Kosova”. Të dyja këto aktivitete kulturore kishin përfituar mjete nga Ministria e Kulturës në edicionet e kaluara.
Në shenjë pakënaqësie ndaj shkurtimeve buxhetore të Ministrisë së Kulturës, organizatorët e festivalit “PriFilmFest”, të dielën kanë bërë publik vendimin për anulimin e edicionit të shtatë. Përderisa vitin e kaluar Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFilmFest” i printe listës me 22 mijë euro, për këtë vit ai do të marrë më pak se një të katërtën, 5 mijë euro.
Organizatorët e festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina” veçse kanë lansuar kërkesën për ndihmë. Ky festival sivjet është përkrahur vetëm me 2 mijë euro.
Muziktarëve të Rinj “DAM Fest” të premten në koncertin paralajmërues të edicionit të 10-të, u shoqërua edhe me reagim ndaj Ministrisë së Kulturës.
“Mbështetja që sot Ministria e Kulturës i ka dhënë skenës së pavarur kulturore është treguesi më i mirë se kultura është çështje tejet serioze për t’u lënë në duart e politikanëve”, ka thënë drejtori i këtij festivali, Dardan Selimaj.
Por as ministri i Kulturës, Kujtim Shala, e as këshilltari i tij i lartë, Vehbi Miftari, të dielën nuk kanë qenë në dispozicion për t’u përgjigjur.
Kamuran Goranci, drejtor i Departamentit të Kulturës në MKRS, po ashtu nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjet e gazetës. Florent Mehmeti, kryetar i Forumit Kulturor, ka thënë se ende nuk është vendosur konkretisht se cila do të jetë forma e reagimit, por ka siguruar që artistët do t’i drejtohen ministrit të Kulturës me një shkresë përmes së cilës do të kërkojnë shpjegime. /KohaDitore/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
Aktorja e famshme turke bëhet nënë për herë të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale