Një muze i ri interaktiv dhe digjital synon të krijojë marrëdhënie të reja mes njerëzve dhe artit, transmeton Telegrafi.
“Muzeu është një vepër arti”, thotë Takashi Kudo nga teamLab. Ndërtesa Mori e Muzeut të Artit Digjital: teamLab Borderless, është një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë, në Tokio të Japonisë, ku gjithçka kontrollohet nga kompjuterët, deri te biletat elektronike. Muzeu përbëhet nga 60 vepra individuale arti, por siç sugjeron emri Borderless (pa kufij), vendi ka për qëllim të përjetohet si tërësi e jo si një seri e pjesëve individuale.
Por, Borderless nuk i referohet vetëm veprave të artit. Kudo shpjegon se ekipi krijues prapa kësaj hapësire kërkon “një marrëdhënie të re midis njerëzve dhe botës “. Veprat e tyre në muze i çrregullojnë linjat midis artit dhe shikuesit, duke i vendosur vizitorët brenda artit.

I përbërë nga 520 kompjuterë dhe 470 projektorë, muzeu është i frymëzuar nga koncepti i interaktivitetit. Arti reagon ndaj lëvizjes sa herë që vizitorët ecin nëpër hapësirë. Në pjesën “Pyll i llambave”, dritat reagojnë ndaj pranisë së një personi. Nëse ka më shumë se një person në dhomë, dritat do të ndryshojnë në bazë të dy lëvizjeve, dhe procesi vazhdon me më shumë njerëz që shtoni. Kudo shpjegon se duke pasë njerëz që përjetojnë për një kohë një vepër arti, dhe duke u bërë pjesë e saj, kjo do të thotë që përvoja po rritet për të gjithë.
Ai e zgjeron këtë ide duke përdorur shembullin e një vizite në Muzeun e Luvrit në Paris, për të parë Mona Lizën. “Kur sheh portretin e famshëm dhe mendon buzëqeshjen e saj”, thotë ai, “përvoja është një me një dhe prania e të tjerëve ‘nganjëherë na mundon’”. Në anën tjetër, teamLab Borderless kërkon të tregojë se përvoja e artit të tyre përmirësohet kur ju jeni të rrethuar nga të tjerët, kur çdo individ bëhet pjesë e një vepre kolektive.

Në këtë dhomë, vizitorët janë të rrethuar nga zambakët e lartësive të ndryshme, me peshq të gjeneruar nga kompjuteri. Vepra e artit drejtohet nga një program kompjuterik, që do të thotë se çdo përvojë është unike. “Kur krijojmë diçka në botën fizike, duhet të përdorim materiale, për shembull kanavacë dhe ngjyrë për pikturë, ose hekurin për të bërë skulptura”, thotë Kudo. Duke përdorur mjetet digjitale, nuk ka kufizime – siç ndodhë me artistët tradicionalë.

Në këtë dhomë arti kontrollohet nga telefoni i zgjuar i vizitorit. Çdo individ mund të krijojë modele të veta në dritë dhe për këtë arsye nuk janë veç brenda artit, por ndihmojnë për të krijuar artin rreth tyre. Kudo shpjegon se teamLab dëshiron t’i “sjellë njerëzit fizikisht brenda një bote digjitale”.

Projekti nisi në vitin 2001, ndërsa teamLab sot ka mbi 500 anëtarë, përfshirë animatorët, programuesit, arkitektët, matematikanët dhe dizajnerët. Kolektivi ka filluar punën në këtë projekt “rreth dy apo tre vjet më parë”, thotë Kudo. Shndërrimi i hapësirës nga një zonë zbavitëse ka marrë tetë muaj kohë, me katër ose pesë muaj të tjerë për të instaluar veprat e artit.
Procesi i tyre artistik është gjykim dhe gabim. Një grup ulet së bashku në një dhomë, duke dalë me koncepte dhe duke i provuar ato. Çdo specialist pastaj përpiqet të zgjidh problemet që lindin në fushat e tyre të ekspertizës. Nuk ka hierarki në organizatë.

“Arti digjital në thelb është i ndërlikuar”, thotë Kudo, “dhe kërkon një numër të madh të fuqisë punëtore për të kryer punën”. Ai përdor zhvillimin e artit të mirë për të ilustruar këtë. Njerëzit nuk mundnin të pikturonin jashtë, sepse ngjyra thahej shumë shpejt, derisa dikush nuk e shpiku tubin për ta vënë ngjyrën e për ta ruajtur të freskët. “Me artin digjital duhet të krijojmë furçën, tubat dhe këmbalecat”, thotë ai.
teamLab ka një pikëpamje pozitive për njerëzimin dhe të ardhmen. “Një ditë”, thotë Kudo, “kolektivi synon të krijojë një qytet tërësisht nga arti digjital”. Ai thotë se nëse njerëzit mund të jetojnë brenda artit digjital, atëherë mund të jenë më pozitivë ndaj njëri-tjetrit. “Ekzistenca juaj bëhet pjesë e bukurisë dhe nëse ndihesh bukur si pjesë e veprave tona artistike, ndoshta mund ta ndjeni atë bukuri për njerëzit e tjerë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Individualizmi ynë i mjerë

KUJDES ME FJALËN

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi