Në dinamikën e shpejtë të jetës rrallë e ndalim veten dhe marrim frymë më krejt mushkëritë. Pikërisht për këtë arsye ndonjëherë ndihemi të zbrazët, të vetmuar dhe jemi nën stres të vazhdueshëm.
Për t’iu dhënë fund këtyre gjërave duhet të mësojmë të shijojmë gjërat e vogla, të kujdesemi për miqësitë dhe ta rrethojmë veten me personat e dashur. Ju sjellim gjërat e vogla të cilat çdo ditë mund të na i mbushin bateritë dhe të na bëjnë të lumtur.
1. Buzëqeshja – mbani mend që buzëqeshja gjithmonë kthehet me buzëqeshje. Me të mund të arrini deri ku dëshironi, shikoni jetën dhe gjërat rreth vetes nga ana e ndritshme. Ndonjëherë buzëqeshni edhe me zor, ndoshta me këtë e nxirrni buzëqeshjen tuaj të vërtetë.
2. Përqafimi – edhe një përqafim i vetëm është i mjaftueshëm për lumturinë. Ndonjëherë duhet vetëm t’ju përqafojë personi i dashur që dita të ketë kuptim.
3. Kafeja me mikun ose miken – kafeja apo cilado pije tjetër me mikun apo miken në kafenenë tuaj të preferuar është e mjaftueshme që t’ju ndreqet dita. Biseda pa obligime do t’ua largojë të gjithë stresin dhe mendimet e këqija.
4. Modeli i ri i flokëve – modeli i ri i flokëve bën çudi! Prandaj kur gjërat shkojnë keq, shkoni në sallon të flokëve. Madje 54 për qind të njerëzve ndihen shkëlqyeshëm nëse kanë rregulluar flokët në atë ditë. Kjo gjë rrit vetëbesimin dhe na bën të lumtur.
5. Ndihmoni të tjerët – ndonjëherë më shumë ndiheni të lumtur nëse ndihmoni dikë sesa kur bëni diçka për veten. Ndihmoni fqinjët e moshuar për të çuar qesat e rënda deri te dera, ndihmoni të huajin, i cili kërkon ndonjë rrugë në qytetin tuaj, ofroni dikujt strehë nën çadrën tuaj derisa prisni autobusin ose thjesht lëshojani vendin një personi të moshuar në autobus.
6. Libri i mirë – ndoshta pikërisht keni nevojë për libër aq të mirë saqë për shkak të tij të humbni kontaktin me realitetin dhe nga i cili nuk mund të ndaheni. Dhe kënaqësi në veçanti paraqet momenti kur arrini në faqen e fundit. Ndonjëherë nuk është keq, të paktën shkurtimisht të jetoni në botë tjetër, larg nga shqetësimet e përditshme.
7. Shopingu – nuk është sekret që gjinia e bukur shijon blerjet. Gëzohuni me ndonjë imtësi apo ndonjë veshje të re në dollapin tuaj. Buzëqeshja do t’ju theksohet menjëherë në fytyrë.
8. Kënga e dashur në radio – kur ditën e filloni me këngën më të dashur e cila ju zgjon ose e dëgjoni në radio derisa përgatiteni për punë, ju duket që gjithçka është më mirë. Këtë këngë këndojeni pastaj gjatë gjithë ditës dhe nëse nuk ju mërzitet bini në shtrat me të. Lumturinë mund t’ua nxisë edhe ndonjë këngë e cila ndoshta ua përkujton ndonjë ndodhi të dashur nga e kaluara.
9. Email/sms/telefonatë e papritur – a ka ndjenjë më të bukur sesa kur ju lajmërohet miku të cilin nuk e keni parë një kohë të gjatë, ju gjen në “Facebook” miku nga fëmijëria, ose merrni sms nga dikush që ju pëlqen. Papritmas dita bëhet më e mirë.
10. Udhëtimi – uluni në automobil dhe dilni nga qyteti i zhurmshëm. Merrni me vete edhe miqtë ose partnerin dhe ikni nga stresi i përditshëm. Udhëtoni jashtë shtetit në vend të panjohur për ju, dhe nëse nuk ua lejon buxheti shkon në piknik jashtë qytetit, bëni piknik në livadh dhe kaloni ditën me njerëzit që i keni të dashur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapsllëku mund të ndikojë në zhvillimin e problemeve të zemrës: Në çfarë rreziku janë njerëzit me tension të lartë
Gjashtë shenja që tregojnë se duhet të shqetësoheni për shëndetin tuaj mendor
Kujdes kur bëni këto aktivitete, mund të pësoni atak në zemër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh