LAJMI I FUNDIT:

Arsenali kërkon Suarez

Arsenali kërkon Suarez

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm të transferojë sulmuesin e Ajaxit, Luis Suarez.

Mirror shkruan se pas edhe një sezoni pa trofe për topçinjtë, menaxheri Arsene Wenger është i vendosur të forcojë ekipin gjatë verës për ta bërë të gatshëm për sezonin e ardhshëm.

Wenger këtë sezon ka qenë më i mangët në sulm, me largimin nga klubi të Emmanuel Adebayor drejt Manchester Cityt verën e kaluar, dhe me sulmuesin kryesor Robin van Persie që mungoi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të lëndimit

Tash Wenger e ka identifikuar Suarez, 23-vjeçar, si një zgjidhje të mundshme. Uruguaiani ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 45 gola në 46 ndeshje për Ajaxin, dhe 98 në përgjithësi në më pak se tre sezoni me klubin holandez. /Telegrafi/