Arrestojeni Dick Martin…
Fytyra e tij, nuk është e harruar në Kosovë: Dick Marty, ka qenë dhe mbetet një vegël e fëlliqur e Beogradit. Gjithmonë në histori kanë ekzistuar elementë të këtillë që, ose e kanë shitur popullin e tyre, ose janë kthyer në vegla shërbyese të të tjerëve. Dick Marty është (kushtimisht ) një prototip ballkanik i Emir Kosturicës, ose i atij shkrimtarit rrugaç austriak, që e adhuronte Milosheviqin. Në këtë rast, më vije të vjellë nëse e përmendi emrin e kryeprokurores së Hages, Karla Del Ponte. Por historia nuk mbaron me kaq nëse kthehemi dy – tri dekada prapa, dhe kujtojmë se sa shumë energji, djersë, demonstratë e luftë na u dashtë të bënim në Kosovë dhe rreth saj, për ta nxjerrë “të vërtetën e Kosovës” në opinionin ndërkombëtar. Ma shkurt, për ta nxjerrë në opinion të drejtën, krimin dhe shfrytëzimin tonë që na bëhej gjithandej në Ballkan: nga ballkanasit dhe euro-lindorët proserbë.
Marty duket të jetë një nxënës i mirë i kolegjit gebelsian “Shishja Martinoviq”, dhe i kolegjit të modelit shfarosës me helme toksike “Sarini i Mostarit”. Kundrejt kësaj, Dickit të çmendur dhe dishepujve të tij ultra komunist proserbë, nuk u konvenon ta njohin të vërtetën e masakrave, dhunimeve, zhbërjeve etno-kultorore, plaçkitjeve ekonomike në Kosovë dhe gjetiu të bëra nga segmentet politike-shtetërore serbe etj. Prandaj, varësisht nga situatat dhe rrjedhat politike në mes të të cilave na hedhin erërat dhe dallgët, na dalin të këtillët si Marti dhe në vend se t’u themi ne, na thonë ata se ç’ka paskemi qenë, çka paskemi bërë, çka jemi…etj. Dick Marti, po thotë që paskemi bërë “shverc” në vigjilje të luftës dhe, jo “shferc” dosido por, me njerëz… ! Ky po lehë si q…, e pak kush po merret me të vërtetën.
Disa herë, duket që s’është me rëndësi e vërteta! Me rëndësi është akuza publike, e cila sot mund të sofistikohet dhe të sajohet në çfarëdo forme nëse do të gjeni shërbëtor të fëlliqur si Dick Marti. Epo, edhe shërbëtorët s’është e vështirë të gjenden sepse, edhe janë gjendur gjithmonë. Tani, janë shumë aktual. Julian Asange, ky që tronditi botën, hynë në radhën e ultradiversantëve euro-komunistë, të cilët e kanë bazën diku. Prova e goditjes së Hashim Thaçit, është prova e goditjes së shqiptarëve dhe e luftës së UÇK-së. Sajesa e provave, mund të gatuhet gjithandej. Pra nuk është me rëndësi pesha e akuzës, me rëndësi është qëllimi dhe koha e akuzës. Historia është e mbushur me politika hazarde, në thelbin e të cilave sundon logjika e shtrirjeve morbide dhe kriminale, dhe jo demokracia e Aristotelit apo e Vudrov Vilsonit.
Ky shekull, ka filluar me komplote të mëdha. Prapaskenat, janë mjegulluar si asnjëherë. Sistemi demokratik është vënë nën vrushkujt e goditjeve politike të tipit bizantino-ortodoks. Etika barbare dhe stalinizmi vrasës, nuk mund ta durojnë ndryshimin e botës në cilësi, ringjalljen e së vërtetesës në jetë, lirinë universale të barabarësisë mes njerëzve dhe racave, etj. Euro-komunistët, nuk mund ta pranojnë në oborrin e tyre njeriun politikan ( shqiptar) me epitete të Xhorxh Vashingtonit. Socialistët bizantin të tipit të Berlinguerit, Doleres Ibarurit, Zhorzh Marshesë, Fransua Miteranit apo të Dick Martit fodull, kanë qenë dhe mbeten vegla qorre të ideologjive idhnake dhe ndjekës të fshehtë të lavireve që kanë dalë prej gjirit të Proletariatit Ndërkombëtar.
Të 47 vendet e Këshillit të Evropës, ndjekin autorin. Ato, kanë dëgjuar një raport të Dickit të çmendur, detajet e të cilit janë përfolur në gazetën londineze Gardian. Mos është kjo gazetë në krizë materiale…? Por lidhur me temën që është përhapur gjithandej, ja çka thotë ish shefi i Shërbimit Kombëtar të Shqipërisë gjatë kohës për të cilën bëhet fjalë: “Shërbimi është i paingranuar në gjëra të tilla. Këtë e them me përgjegjësi të plotë, duke njohur edhe aktivitetin e UÇK-së, duke pasur kontakte të përditshme dhe të përnatshme me atë ushtri, jam pothuaj i bindur se këto akuza janë absurde. Praktikisht ishte e pamundur në konditat në të cilat ishin ata, e pamundur që të sillnin robër lufte në Shqipëri, për vetë faktin se kufiri ynë me Kosovën ka qenë i minuar dhe i pamundur të kalohej. Nisur nga teknologjia që duhet për të bërë transplant organesh dhe kushtet në të cilat kjo bëhet, unë mund të them se Shqipëria edhe sot e ka të pamundur një gjë të tillë dhe jo atëherë në kondita lufte”, ka thënë Klosi në një intervistë për të përditshmen Panorama të Tiranës ( Telegrafi/ 18.12.2010).
Raporti i Dickit, thuhet që bazohet mbi të gjitha, edhe në informacione të FBI-së dhe të shërbimeve të tjera të zbulimit. Por zoti Klosi, ka thënë gjithashtu edhe këtë se, asnjëherë nuk ka dëgjuar nga shërbimet e huaja të zbulimit më te cilat është bashkëpunuar për akuza të kësaj natyre, qoftë dhe elementë fare ordinerë për ndonjë trafik, e jo më akuza kaq të rënda.
Të gjithë e dimë që z. Marti, ishte gjithmonë kundër Republikë së Kosovës dhe një përkrahës i Milosheviqit e Serbisë? Ç’farë i duhet Këshillit të Evropës të jetë në unison, me Dick Martin? Këshilli i Evropës, duhet menjëherë ta përjashtojë nga radhët e veta z, Marti, kurse Interpoli, duhet ta arrestojë sa më parë lidhur me shpifjet publike dhe akuzat penale që ia ka bërë kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçit dhe të tjerëve, si dhe për njollosjen e popullit shqiptar. Kjo është vetëm ana formale e këtij holokausti politik dhe juridik që po bëhet në kontinuitet kundër shqiptarëve, kurse Qeveria e Kosovës ishte dashur urgjentisht të ngrejë padi penale kundër Këshillit të Evropës. Në parantezë, Qeveria e Kosovës ishte dashur të fillojë ngritjen e padisë penale në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë, kundrejt Serbisë, e cila ka zhvilluar etnocid kundër shqiptarëve dhe Kosovës, së paku prej vitit 1912 të shekullit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite