LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet “zyrtari i KFOR-it”, mashtroi katër qytetarë

Arrestohet “zyrtari i KFOR-it”, mashtroi katër qytetarë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar në flagrancë i dyshuari B. Haziri, 39 vjeç për disa vepra të mashtrimit.

“Mbështetur në rezultatet e veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e policisë dyshohet se, deri tani i dyshuari ka arritur të mashtrojë së paku 4 qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si zyrtar në një nga kampet e KFOR-it, në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë.

Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të parave nga 3,500 deri 5 mijë euro qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar se në këmbim do të marrin vetura ose mjete të rënda pune.


Vlera e përafërt e mashtrimit dyshohet të arrijë në 17 mijë euro.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, për t’u dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.