LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shtetasi turk për shkak të tregtisë me njerëz

Arrestohet shtetasi turk për shkak të tregtisë me njerëz

Qendra rajonale për vendkalimet kufitare ka ngritur kallëzim penal kundër shtetasit turk J.M.S. (43) për shkak të “tregtisë me njerëz”.

“Më 04.10.2019 në orën 2:40 në afërsi të fshatit Smokvica, policia ka ndaluar automjetin të markës “mercedes”, me targa të Gjermanisë, të cilën e drejtonte shtetasi turk. Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar dy persona pa dokumentacion, ndërsa sipas pohimeve të tyre bëhet fjalë për A.H. (25) dhe V.N. (25) të dy nga Afganistani.

Shoferi dhe imigrantët e arrestuar po mbahen në stacionin policor në Gjevgjeli./Telegrafi/