LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohet shtetasi i Libisë që vodhi në teqenë e Gjakovës

​Arrestohet shtetasi i Libisë që vodhi në teqenë e Gjakovës

Të enjten e kaluar, saktësisht me 4 mars, rreth orës 16:00 ishte raportuar një rast vjedhjeje në objektin e kultit fetar e njohur si Teqeja e Sheh Ruzhdisë në rrugën “Ismail Qemaili” në Gjakovë.

Pas veprimeve operativo – hetimore, policia ka arritur të identifikojë kryesin dhe sot rreth orës 13:00 është realizuar arrestimi i tij.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj konfirmoi për Telegrafi se i ndaluari është një 18-vjeçar shtetas i Libisë që është në ndalim 24 orësh.


“I dyshuari R.S i lindur ne vitin 2003, është shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkërkueseve ne fshatin Magure – Lipjan. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, përkthyesit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ndalohet për 24 orë”, tha Xhurkaj.

Hetuesit policorë janë në vazhdimësi të mbledhjes së informatave dhe dëshmive për raste të tjera të vjedhjeve, ku mund të jetë i dyshuari i vetëm apo në grup. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori