LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi me shtetësi të huaj, dyshohet për falsifikim të leje qëndrimit të një shteti tjetër

Arrestohet personi me shtetësi të huaj, dyshohet për falsifikim të leje qëndrimit të një shteti tjetër
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, konkretisht Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot më 13.09.2021, në orët e paradites gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit kanë ndaluar një person mashkull, shtetas i huaj nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”, i cili bashkë me disa persona tjerë tentonte të udhëtoj për në relacione tjera.

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarr veprimet për verifikim të mëtejmë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti për “falsifikim të dokumentit”.


Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa personi i dyshuar mashkull është ndaluar për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e lëvizjes së lirë të të gjithë njerëzve pa dallim ashtu siç e përcakton ligji dhe procedurat, si dhe në të njëjtën kohë duke aplikuar një menaxhim dhe kontroll profesional dhe efikas të kufirit shtetëror në funksion të parandalimit të shkeljeve të proceduarave të parapara me ligjet në fuqi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori