LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i cili dje sulmoi mjekun në Klinikën për Toksikologji në Shkup

Arrestohet personi i cili dje sulmoi mjekun në Klinikën për Toksikologji në Shkup
Foto: Ilustrim

Është arrestuar personi i cili dje e sulmoi mjekun kujdestar në Klinikën për Toksikologji.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për një person mashkull 32-vjeçar, ndaj të cilit do të dorëzohet kallëzim adekuat.

“S.I e ka sulmuar mjekun, pasi ai e ka udhëzuar që fëmija i tij duhet të dërgohet tek pediatri”, thonë nga MPB.


Dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e dënoi këtë incident.

“E dënoj ashpër këtë akt, nuk ka arsyetim për dhunë. Për fat të keq, ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. Mjekët shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Të mos harrojmë që këto njerëz kujdesen për më të afërmit tonë dhe shpëtojnë jetë njerëzish. Dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk duhet të jetë. I ftoj institucionet që deri në fund ta hetojnë rastin dhe të sanksionojnë fajtorët”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori