LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet më i pasuri i Kroacisë

Arrestohet më i pasuri i Kroacisë

Biznesmeni më i pasur i Kroacisë u prangos në Britani nën akuzën e përvetësimit të miliona parave nga kompania e tij gjigante e shitjeve me pakicë, duke e çuar atë në një falimentim masiv që është kthyer tanimë në shqetësim për Kroacinë e pjesë të tjera të Ballkanit.

Ivica Todoriç (66), themeluesi i sipërmarrjes së madhe private për ushqim dhe shitje me pakicë, Agrokor, u paraqit në një gjykatë në Uestminster, ku avokati i tij tha se do të luftojë kundër ekstradimit.

Gjykatësi i qarkut, Richard Blake, i dha Todoriçit lirimin me kusht dhe e detyroi të paguante një garanci prej 132 000 dollarësh.


“Konteksti në të cilin jua jap këtë garanci është dijenia se brenda këtij vendi dhe në mbarë botën, asetet tuaja janë të ngrira dhe aftësia juaj për të fituar para’ është e kufizuar”, tha gjykatësi. “Bëhet fjalë për një shumë mjaft të vogël krahasuar me shifrat që kam dëgjuar deri tani”, shtoi ai.

Ndër kushtet e vendosura biznesmenit është mbajtja e një byzylyku elektronik nga mesnata deri në 3 të mëngjesit, të paraqitet në një stacion policor të Londrës tre herë në javë dhe të heqë dorë nga dokumentet e tij të udhëtimit.

Mbi 66-vjeçarin rëndon akuza e keqpërfaqësimit të biznesit dhe raporteve financiare të Agrokor-it, përcjell tch, duke “fshehur shpenzimet, borxhet dhe pretendimet financiare”.

Todoriçi ishte vendosur në listën e të arratisurve më të kërkuar të kontinentit nga Europol-i, nën dyshimin e korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve administrative dhe mashtrimit.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi të martën se çështja e Agrokor-it përbën skandalin më të madh në vend me “pasoja mbi stabilitetin e ekonomisë, kreditorëve dhe furnizuesve”.

Në trend Botë

Më shumë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Amerika
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori