LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për tentim vrasje

Arrestohet një person për tentim vrasje

Të martën në mesditë në rrugën “Vëllezrit Fazliu” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast tentim vrasje ku viktima Sh. Abdullahu 22 vjeçar, mashkull, shtetas kosovar është plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në QKUK.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin F. Pacolli 26 vjeçar. Gjithashtu policia ka konfiskuar edhe automjetin e tipit Audi, të cilën po e voziste i dyshuari në momentin kur është arrestuar, njoftojnë mediat.

I dyshimti është dërguar në Qendrën Rajonale të Paraburgimit në Prishtinë, ndërkohë që hetuesit rajonalë janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/