LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person nga Gostivari, përgatiti teste false PCR për dy persona

Arrestohet një person nga Gostivari, përgatiti teste false PCR për dy persona

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, sot (23-mars) ngriti kallëzim penal kundër personit E.M, (45) nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “abuzim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Nga SPB Tetovë thonë se i njëjti dyshohet se më datë 7 dhe 9 të këtij muaji, si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ka përgatitur “teste negative PCR” false për dy persona dhe për të njëjtat kanë paguar njëri 3000 kurse tjetri 1500 denarë ose gjithsej 4500 denarë, të cilëve ju nevojiteshin për udhëtime jashtë vendit.

“I dyshuari E.M. i cili dje (22-mars) është privuar nga liria dhe është mbajt në Stacionin Policor Gostivar, ndërsa me akuzën penale sot (23-Mars) do të dërgohet para Prokurorit Publik”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori