LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Pejë – dyshohet se ka vjedhur 6 mijë euro nga një veturë në Mitrovicën e Jugut

Arrestohet një person në Pejë – dyshohet se ka vjedhur 6 mijë euro nga një veturë në Mitrovicën e Jugut
Foto: Ilustrim

Një 39-vjeçar nga Peja është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur 6 mijë euro dhe një telefon nga një veturë disa muaj më parë në Mitrovicën e Jugut.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


Sipas policisë, G.D., qytetar nga Peja, vjedhjen dyshohet se e ka kryer në qershor të këtij viti ndërsa pas hetimeve të zhvilluara ai është arrestuar të hënën.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në bashkëpunim me hetuesit e rajonit të Pejës, në orët e pasdites së sotme në Pejë, kanë arrestuar të dyshuarin G.D., 39-vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës.”

“I njëjti dyshohet se më 26 qershor 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ku me forcë ka thyer dritaren e  një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një  shumë të parave në vlerë 6,500 euro dhe një telefon Iphone 6”, ka deklaruar Zahiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori