LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë të Ferizajt, kanë arrestuar  personin e kërkuar me inicialet A.D (M/K), i moshës 47 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’  me dënim burgimi prej një (1 ) viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.