LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për abuzim, fotografime dhe incizime të paautorizuara

Arrestohet një person i dyshuar për abuzim, fotografime dhe incizime të paautorizuara
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës përkatësisht përkatësisht Sektori Qendror i Hetimeve  të Drejtorisë së Trafikimit me Qenie Njerëzore -DHTQNJ, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve Kibernetike, më 14 gusht ka zhvilluar  hetime intensive lidhur me rastin e identifikuar “Fotografime dhe incizime të tjera  të  paautorizuara”  në kundërshtim me ligjin Trafikim me Njerëz ,neni 171 i KPRK-së.

“Policia e Kosovës është njoftuar për një viktimë të abuzuar të trafikimit dhe menjëherë  përmes planifikimeve operacionale dhe hetimore, ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një person të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është K. A. mashkull, kosovar shqiptar, (1998).


Ndërsa viktima e rastit  është trajtuar  në baze të procedurave standarde që parashihen për Viktimat e Trafikimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njësitet policore në cilësi të provës materiale për këtë rast kanë  konfiskuar përkohësisht një telefon, përderisa provat tjera të siguruara gjatë hetimit do t’i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorin Themelore në Prishtinë Departamenti për të mitur, ku i dyshuari i lartëcekur me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante në të gjitha rastet, duke përfshire ndaj rasteve të kësaj natyre, do ti ndërmarr veprimet e saja policore konform autorizimeve ligjore që ka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori