LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Prishtinë një shtetas i Shqipërisë – ishte në kërkim nga policia që nga viti 2017

Arrestohet në Prishtinë një shtetas i Shqipërisë – ishte në kërkim nga policia që nga viti 2017
Foto Ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vepër penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Policia e Kosovës, ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me datë 06.10.2017, ndaj një personi të dyshuar R. Q. me origjinë-shtetas shqiptar.

Sipas policisë personi i lartë cekur (me iniciale) dyshohet se ka deponuar dokumente të rreme në Ambasadën e Kosovës në një shtet tjetër.


“Këto dokumente që dyshohen si të falsifikuara (Certifikatë të lindjes) i ka dorëzuar me qëllim të prezantimit si dokumente origjinale, duke sjellë në lajthim organet kompetente, në zyrën e regjistrit civil në Prishtinë, dhe duke arritur që të pajiset me numër personal dhe më pastaj me dokumentacione të Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje policia sqaron se me këto veprime i dyshuari (R.Q.) dyshohet se ka kryer veprën penale: “Legalizim i përmbajtjes së rreme” neni 403 i KPRK-së (kodi i vjetër).

Tutje në komunikatë bëhet e ditur se bazuar në hetimet e zhvilluara nga hetuesit rajonal të krimeve ekonomike dhe korrupsionit  në Prishtinë dhe në koordinim me Prokurorinë, Gjyqtarja e rastit ka lëshuar urdhër arrest për personin (R.Q.) pasi në fazën e hetimeve i njëjti ishte i pa arritshëm për Policinë dhe Prokurorinë.

“Sot me datë 22.08.2021 personi i dyshuar (R.Q.) në tentimin për të fluturuar në shtetin tjetër nga aeroporti i Prishtinës është ndaluar nga Policia Kufitare e Kosovës dhe më pastaj i njëjti i është dorëzuar Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetuesit pasi pranuan personin e dyshuar/kërkuar, në konsultë me Prokurorin Kujdestar dhe me Gjyqtaren kujdestare, u rekomanduan që personi i dyshuar të shkojë në mbajtje.

I dyshuari (R.Q.) me Vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori