Telegrafi

Arrestohen tre persona për kanosje dhe sulm në Shtërpcë

Foto: Arkiv

Tre persona janë arrestuar për kanosje dhe sulm, të martën në dy raste të ndara në Shtërpcë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i sulmit.

Tutje sipas njoftimit, policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin I.S (M/K) i moshës 45 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e tij.

“Ndërsa, rreth orës 23:30 policia ka pranuar një tjetër informacion se në fshatin Biti e Ulët është një rast i sulmit. Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit  i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit B.S (M/K) i moshës 30 vjeçar dhe U.S (M/K) i moshës 45 vjeçar, të  cilit pas një konflikti verbal kishin sulmuar njëri tjetrin”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, tre të dyshuarit në dy rastet, pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar  në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/