LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre gazetarë të Gazetës Express në Maqedoni

Arrestohen tre gazetarë të Gazetës Express në Maqedoni

Tre gazetarë të Gazetës Express, Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini  janë arrestuar sot në Shkup nga policia maqedonase pa ndonjë arsye.

Ata janë prangosur nga autoritetet maqedonase vetëm pse kanë xhiruar para ndërtesës së  Parlamentit të Maqedonisë në Shkup.

Ndërkohë Kryeredaktori i Gazetës Express dhe autori i emisionit Zona Express, Leonard Kerquki, nuk po lejohet t’i afrohet stacionit policor ku po mbahen gazetarët.


Ekipi i Gazetës ka qëndruar sot në Maqedoni, respektivisht Kumanovë dhe Shkup, për xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.

Arrestimi ka ndodhur pavarësisht se ekipi i Gazetës Express i ka njoftuar autoritetet maqedonase se qëllimi i udhëtimit janë xhirimet.

Gazeta Express i ka njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë Ambasadën e Kosovës në Shkup dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, rreth rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori