LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtatë persona për inskenim të aksidenteve

Arrestohen shtatë persona për inskenim të aksidenteve

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, ka arrestuar sot shtatë persona D.D., A.D., E.D., E.S., S.S., B.L. dhe S.S, të dyshuar se kanë kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme dhe për vepra tjera penale.

Për shkak se të njëjtit me qëllim të përfitimit pasuror për dëmet materiale dhe jo materiale nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë, me vetura kanë inskenuar aksidentet të trafikut.

Gjithashtu, Prokuroria njofton se sipas shënimeve të nxjerra nga Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës (SIPK), dhe nga analiza e lëndëve, personat e lartcekur janë të përfshirë mbi tetëdhjetë aksidente rrugore, për periudhë kohore 2013-2017, kryesisht në Prishtinë, në Fushë Kosovë, në rajonin Gjilanit, në rajonin e Ferizajt dhe të Vitisë.


Prokuroria është duke i vazhduar hetimet edhe për disa persona të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këto raste, si dhe varësisht nga hetimet mund të ketë arrestime të tjera. Të arrestuarit gjenden në ndalim për dyzetetetë orë./

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori