LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona të dyshuar vjedhje të veturës dhe mashtrime

Arrestohen katër persona të dyshuar vjedhje të veturës dhe mashtrime
Foto: Ilustrim

Hetuesit Rajonal të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me hetues të rajoneve dhe stacioneve të tjera janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për raste të ndryshme.

“Një nga këto operacione të organizuara mirë, u finalizua me sukses sot kur edhe u arrestua personi i katërt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës si dhe disa vepra të tjera, mashtrim, vjedhje, keqpërdorim i besimit etj”, njofton policia.

Personat e dyshuar: A. K. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. C. mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , A. F. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe janë arrestuar me datën 22.05.2018, ndaj tyre nga ana e Prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh , ndërkohë që i arrestuari i fundit, E.O. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në qendrën e mbajtjes ku nga hetuesit po kryhen procedurat e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori