LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Fushë-Kosovë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Fushë-Kosovë

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë arritur që në bashkëpunim më njësitet e stacionit të Vushtrrisë, të ndalojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Peronat e dyshuar janë ndaluar, derisa po udhëtonin me një veturë të tipit Golf (karavan),  në drejtim të Mitrovicës.

Në automjetin me të cilin po udhëtonin peronat e dyshuar policia ka arritur të gjej dhe konfiskoj një revole si dhe gjësende që janë raportuar të vjedhura (të cilat ju janë kthyer pronarëve).


Po ashtu nga ana e policisë është konfiskuar edhe vetura e cila po ekzaminohet nga  njësitet përkatëse.

Personat e dyshuar: M.K, mashkull, 19 vjeç si dhe B.S mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhëresë të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve, pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të vjedhjeve që kohëve të fundit janë raportuar në polici. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori