LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 7 pjesëtarë të ETA-s

Arrestohen 7 pjesëtarë të ETA-s

Policia në Spanjë ka arrestuar 7 pjesëtarë të grupit separatist bask, ETA. Arrestimet erdhën pas një operacioni në fshatrat përreth qytetit Bilbao.

Autoritet thonë se kjo celulë e grupit separatist është çarmatosur, mirëpo shtuan se aksioni ende po vazhdon.

Të dielën, 4 bomba të vendosura nga ETA kanë shpërthyer në veri të Spanjës, mirëpo nuk pati asnjë të plagosur.

ETA konsiderohet grup terrorist nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ky grup fajësohet për 823 vdekje në 40 vjetët e fushatës për pavarësinë baske.