LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, sekuestrohen dokumente, telefona mobil dhe një veturë

Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, sekuestrohen dokumente, telefona mobil dhe një veturë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi konfirmoi se sot janë arrestuar tetë zyrtarë policorë, ndër ta dy femra dhe një pjesëtar i komunitetit serb.

Kryeprokurori i Shtetit në një konferencë për media dha detaje për aksionin i cili është  zhvilluar sot, ndërsa tha se janë bastisur disa lokacione si dhe janë sekuestruar 9 telefona mobil, një veturë si dhe disa dokumente.

“8 zyrtarë janë arrestuar, dy femra dhe një pjesëtarë i komunitetit serb. Kemi dërguar porosi të qartë tek të gjithë pjesëtarët e grupeve kriminale se herët a vonë do të përballen me drejtësi. Do të bëjmë përpjeke për t’i siguruar të gjithë qytetarët nga ndjekja dhe hetimet e paligjshme. Ky rast është duke u hetuar gati një vit. Në bashkëpunim me inspektoratin dhe Policinë e Kosovës i kemi zbatuar masat e  hetimit dhe vëzhgimit, dhe në bazë të informacioneve, të përgjimeve kemi ardhur në përfundim se duhet të hetohen disa persona për veprimet e tyre të kundërligjshme. Janë arrestuar për veprat penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare, ushtrim dhe ndikim, etj. Janë bastisur disa lokacione: 9 telefona mobil një veturë dhe disa dokumente të cilat do të na shërbejnë”, ka thënë ndër të tjera Lumezi.


Ndërsa drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka thënë se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të zbatojë ligjin.

“Hetimet që janë bërë janë hetime që kanë rezultuar me disa prova të caktuara që do të procedohen gjatë ditëve në vijim. Jemi të përkushtuar që së bashku la luftojmë çdo dukuri negative”, ka thënë Mehmeti.

IPK jep detaje rreth aksionit "Jugu" në Prishtinë, ku u arrestuan tetë zyrtarë policorë
Lexo po ashtu IPK jep detaje rreth aksionit "Jugu" në Prishtinë, ku u arrestuan tetë zyrtarë policorë

Ndryshe, inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori