LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak për sulmuesin e Sheqerinskës

Arrest shtëpiak për sulmuesin e Sheqerinskës

Prokuroria Themelore Publike shqiptoi masën e arrestit shtëpiak prej tetë ditëve për sulmuesin e zv/kryetares së LSDM-së Radmilla Shekerinska, gjatë natës së dhunshme në Kuvend. Policia njoftoi se personi me inicialet P.A. më 27 prill ka hyrë në sallën e konferencave në Kuvend dhe përveç Shekerinskës ka sulmuar edhe kreun e LSDM-së Zoran Zaev dhe një person tjetër.

Ai dje u arrestua nga njësiti policor Alfa dhe rreth orës 19:00 është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike. Në opinion reagime nxiti kapadaillëku i tij me cigare në dorë gjatë dërgimit në Prokurori. Avokati Zvonko Davidoviq këtë e krahason me dërgimin para gjyqi të akuzuarit për rastin “Lagja e trimave”

“Dikush mbase mund të thotë se kjo nuk është e krahasueshme, por unë mendoj se po. Për “Lagjen e trimave” kemi helikopterë, autoblinda, tanke, topa… dhe thonë se bëhet fjalë për terroristë. Në rregull, kanë vlerësime se po kërcënohet siguria. Por, a është bërë vlerësim në këtë rast? Sidomos kur Mitko Çavkov është njeriu të cilit i vishet një pjesë e fajit dhe prej të cilit kërkohet përgjegjësi. Cili është vlerësimi i tyre se në rast të këtillë, kur njerëz u futën në organin më të lartë, që sulmuan përfaqësuesit më të lartë të pushtetit dhe i dërgoni para gjyqi në atë mënyrë?”, deklaroi avokati Zvonko Davidoviq.


Davidoviq vlerëson se ka mos-përputhje mes veprës që personi në fjalë ka kryer dhe veprës për të cilën ai ngarkohet.

Prokuroria deri më tani nuk i ka ndjekur organizatorët e protestës së dhunshme dhe hyrjes së tyre në Kuvend, ndërsa nesër skadon paraburgimi tetëditorë i një pjese të akuzuarve dhe ende nuk dihet se çka do të bëhet me ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova me 344 rekrutë, Kurti: Kemi investuar në armatim si dronë

Kosova me 344 rekrutë, Kurti: Kemi investuar në armatim si dronë "Bayraktar", sistem raketor anti-tank dhe së shpejti do t'i kemi edhe helikopterët "Black Hawk"

Lajme
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Lajme
Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Kronika e Zezë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Lajme
Çka është sëmundja Behçet? Reumatologu Demolli tregon se pacientët shpeshherë drejtohen gabimisht te stomatologu

Çka është sëmundja Behçet? Reumatologu Demolli tregon se pacientët shpeshherë drejtohen gabimisht te stomatologu

Lajme
Kalo në kategori