LAJMI I FUNDIT:

Arrat parandalojnë kancerin e gjirit?

Arrat parandalojnë kancerin e gjirit?

Testimet e zhvilluara te kafshët laboratorike sugjerojnë se konsumimi i rregullt i arrave mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmurjes nga kanceri i gjirit, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.

Hulumtuesit pranë Universitetit Marshall pohojnë se minjtë laboratorikë të ushqyer me sasi të caktuar të arrave (e cila i përgjigjet 60 gramëve të konsumuara nga njeriu), ishin shumë më pak të rrezikuar për të zhvilluar kancerin gjirit.

“Edhe në rastet se ishte zhvilluar tumori i gjirit, madhësia e tij kishte qenë shumë më e vogël sesa te kafshët tjera të cilat nuk ishin ushqyer me arra”, shtojnë shkencëtarët.

Rezultatet e fituara shpjegohen me veprimin pozitiv të përbërësve të arrave, siç janë acidet omega-3-yndyrore, antioksiduesit dhe fitosterolet, për të cilat edhe më herët është treguar se veprojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori