LAJMI I FUNDIT:

Arra dhe peshq për zemër të shëndoshë

Arra dhe peshq për zemër të shëndoshë

Për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare të zemrës, ushqimi duhet të përfshijë edhe frute arrore dhe peshk.

Frutat e ndryshme arrore (arrat, lajthitë, fëstëku), ulin nivelin e kolesterolit, derisa peshku ul nivelin e triglicerideve në gjak, ndërsa edhe njëra edhe tjetra ndikojnë në shëndetin e zemrës.

Në një hulumtim të fundit kanë marrë pjesë 25 të rritur me nivel normal dhe lehtësisht të rritur të lipideve në gjak. Ata kanë konsumuar rreth 40 gram arra në ditë dhe rreth 100 gram salmon dy herë në javë.

Konsumimi i arrave e ka ulur dukshëm nivelin e LDL kolesterolit, i ashtuquajtur edhe kolesteroli i dëmshëm, ndërsa konsumimi i peshkut e ka ulur dukshëm nivelin e triglicerideve dhe ka ngritur nivelin e HDL kolesterolit (kolesterolit të mirë).


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori