Arkëtarja e bankës zhvaste paratë e qytetarëve, zbulohet skema e saj e mashtrimit

Një arkëtare me inicialet M.B, e një banke të njohur në Tiranë zhvaste paratë e qytetareve. Duke falsifikuar firmat e klientëve, ajo tërhiqte nga llogaritë e tyre shuma të caktuara, te cilat i fuste në xhepin e saj.
Gjithashtu, duke përfituar edhe nga mosha e disa prej klientëve, ajo ka plotësuar mandatet e tërheqjes për shuma më të mëdha nga sa u ka dorëzuar në realitet atyre, duke përfituar për vete diferencën.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka përfunduar hetimet ndaj kësaj shtetaseje dhe e ka dërguar për gjykim.
Mbi bazën e ankesave të disa klientëve, kjo bankë ka kryer verifikime të brendshme nga ku kanë rezultuar transaksione me parregullsi, të përpunuara nga e pandehura, e cila në cilësinë e arkëtares ka kryer veprime të kundërligjshme në llogaritë rrjedhëse të disa klientëve të bankës, duke bërë tërheqje për vete të paautorizuara nga llogaritë e tyre.
Klientët rezultojnë të kenë tërhequr me mandate shuma të caktuara.
Këto veprime janë bërë nga e pandehura, si arkëtare, e cila duke krijuar njohje personale me të dëmtuarit dhe duke përfituar nga fakti se disa prej tyre ishin rezidente jashtë Shqipërisë, përmes plotësimit dhe falsifikimit të shkrimit të tyre, ka përvetësuar për vete shumën.
Në këto kushte ajo ka tërhequr nga llogaritë e klientëve sasi më të mëdha parash nga ato që ata kanë marrë fizikisht.
Në raste të tjera ajo ka tërhequr para duke i përvetësuar ato, pa dijeninë dhe miratimin e klientit dhe pa qenë ai prezent (kjo e vërtetuar nga kamerat e sigurisë apo edhe nga të dhënat e TIMS), ku disa klientë nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën e tërheqjes së parave. /opinion.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë