Me masat më të reja të qeverisë që synojnë të rrisin kontrollin financiar ndaj bizneseve shpresohet se do t’i jepet fund ekonomisë joformale apo evazionit të ndryshëm tatimor i cili dhjetë viteve të fundit në Kosovë kishte arritur kulmin e vet. Nëse jo fund krejtësisht, atëherë të paktën synohet që ai të zvogëlohet në masë të konsiderueshme.
Pas pajisjes së tatimpaguesve me numrat fiskal dhe hyrjen në fuqi të pakos së re ligjore, ditët në vijim apo deri më 31.07.2010 bizneset do të detyrohen që pajisen edhe me arkat fiskale, projekt që siç thuhet do të implementohet gjatë vitit 2010.
Regjistruesi elektronik fiskal apo arka fiskale është një pajisje me memorie fiskale, në të cilat regjistrohen të dhënat për vlerën e mallrave të shitura dhe shërbimeve të kryera për klientët, duke siguruar në këtë mënyrë raportin për çdo transaksion të ndodhur brenda periudhës tatimore.
Tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime, apo kryejnë shërbime , janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale për të regjistruar dhe certifikuar shitjen dhe të lëshojnë, në mënyrë të detyrueshme, kuponin tatimor. Regjistruesi elektronik ka si qëllim të certifikojë dhe regjistrojë shitjet duke përdorur një mekanizëm për regjistrimin e qarkullimit, i cili duhet të jetë i mbrojtur. Të dhënat duhet të regjistrohen në mënyrë të njëkohshme në një memorie që quhet memoria fiskale dhe në përfundim të çdo dite, subjekti duhet të përgatisë një raport, të cilin ia dërgon në formë elektronike autoriteteve tatimore.
Problemet ende pa filluar realizimi i projektit
Futja në përdorim e arkave fiskale është një hap shume konkret në luftë kundër ekonomisë joformale dhe dukurive negative në ekonominë e një shteti. Por duke i marrë parasysh përvojat e vendeve tjera e veçanërisht vendeve fqinje siç janë Shqipëria dhe Maqedonia projekti i arkave fiskale është duke hasur në shume pengesa dhe vështirësi dhe krejt kjo vije si pasojë e mosgatishmërisë së tatimpaguesve për pajisjen me këto arka dhe vazhdimin e punës apo ekonomisë joformale dhe mosdeklarimin korrekt të transaksioneve të ndryshme që ndodhin gjatë një periudhe tatimore.
I njëjti problem mund të na përcjell edhe ne në Kosovë në qoftë se vazhdohet me këtë trend dhe nuk ka përqendrim që në start te projektit në evitimin e problemeve apo vështirësive që pritet të shfaqen në vazhdim.
Duke marrë parasysh se bizneset janë shumë pak të informuara rreth arkave fiskale, sipas mendimit tim Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Administrata Tatimore si ekzekutuese e këtij projekti duhet sa më shumë të organizojë trajnime nëpër regjione tatimore; të intensifikojë fushatat reklamuese e të formohet ekip i posaçëm në çdo regjion për informim të bizneseve se si do të funksionojë arka fiskale.
Aktualisht në Kosovë po hyhet në një periudhë apo pako të re ligjore (TVSH,TAK,TAP) dhe kjo pako e re ligjore dhe implementimi i tij nuk do ta kishte efektin e vet të plotë pa futjen në funksion te arkave fiskal, sepse janë gjëra të ndërlidhura që funksionojnë së bashku dhe kanë një rëndësi shume të madhe si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në aspektin politik.
Ankesat e bizneseve që në fillim
Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti kërkon një qasje më pragmatike dhe të barabartë për të gjitha bizneset, në të gjitha pjesët e Kosovës, për të evituar konkurrencën jo luajale për të cilën ankohen një pjesë e madhe e bizneseve të vendit.
Sipas reagimeve të para të bizneseve pjesa më e debatuar e projektit të vendosjes së arkave fiskale do të jetë çmimi i lartë i pajisjeve fiskale dhe monopoli në treg i dy kompanive të licencuara për shitjen e këtyre pajisjeve.
Procesi i pajisjes së biznesit me arka fiskale do të has në vështirësi veçanërisht te bizneset e vogla, i cili pretendon se çmimi kushtues i blerjes së arkave fiskale për ta është i lartë dhe i papërballueshëm për arsye se shumica e bizneseve të vogla siç dihet nuk iu pranohet kjo blerje si shpenzim (fjala është për bizneset me qarkullim më të vogël se 50,000.00 Euro gjatë vitit kalendarik), tatimpaguesit shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë koston e pajisjes , pasi siç dihet qarkullimi apo shitja ditore në këto vitet e fundit nuk është në nivelin e duhur sidomos pas krizës së vitit 2009 që e kaploi Evropen dhe remitencat nga mërgimtarët-diaspora janë zvogëluar dukshëm dhe niveli papunësisë në Kosovë siç dihet është shumë i lartë dhe në rritje e sipër.
Prandaj, për funksionimin e këtij projekti dhe pajisjes sa më të shpejtë të tatimpaguesve me arka fiskale, Administrata Tatimore dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet të rishqyrtojë edhe njëherë çmimin e këtyre pajisjeve , të rrisë konkurrencën në treg domethënë të licencojë edhe kompani tjera për shitjen dhe importimin e tyre. Konkurrenca apo tregu i hapur ndikon edhe në çmim edhe në kualitet.
Nuk do të duhej lejuar krijimin e vakuumit në mes bizneseve të pajisura me arka fiskale dhe atyre që nuk duan që të pajisen, sepse në atë mënyrë vije në shprehje konkurrenca jo luajale dhe krijohet huti.
Dikush mund të lëshojë kupon tatimor nga arka fiskale, ndërsa dikush lëshon në formë të shkruar apo nuk lëshon fare kupon-fakturë tatimore. Pra sipas dëshirës. Imponimi i këtyre gjërave do të pamundësonte eliminimin e mallrave pa origjinë dhe kjo do të vlente sidomos për mallin e kontrabanduar në veriun e Kosovës dhe zhdukjen sa më të madhe të evazionit tatimor.
(Autori është master i Shkencave Juridiko-Financiare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës