LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Tri ditë diskutime, asnjë marrëveshje – pala serbe ishte jo bashkëpunuese

Arifi: Tri ditë diskutime, asnjë marrëveshje – pala serbe ishte jo bashkëpunuese

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, pas tri ditë diskutimesh në Bruksel nuk kanë arritur asnjë marrëveshje sa i përket procesit të dialogut.

Dhe për këtë dështim, së paku sipas asaj që thotë shefi i ekipit negociator i palës kosovare, Avni Arifi, ishte mosbashkëpunimi i palës serbe.

Arifi tha se pala serbe në asnjë temë nuk kishte progres dhe as donin të bënin.


“Ne kemi shkuar ekstrem të përgatitur dhe bile edhe kreativë në idetë për implementim. Ata në asnjë temë, asnjë progres as nuk kishin as nuk deshën të bëjnë”, theksoi Arifi.

Ndryshe, në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini thuhet se kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi, së bashku me ekipet e tyre përkatëse, u takuan në Bruksel nga data 19 deri më 21 mars.

Ata ndoqën diskutimet e tyre të mëparshme mbi zbatimin e pazgjidhur të marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndërmjet dy palëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në veçanti marrëveshjet mbi Shoqatën/Komunitetin e Komunave me shumicë serbe, Energjinë, Urën e Mitrovicës, MIK dhe Lirinë e Lëvizjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori