LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet instrumenti për detektimin e melanomës

Aprovohet instrumenti për detektimin e melanomës

MelaFind – aparatura që krijon imazhe digjitale të ndryshimeve në lëkurë dhe i krahason ato me mijëra imazhe të skanuara në bazë të shënimeve për t’i analizuar ato imazhe nëse ka shenja të kancerit të lëkurës (melanoma).

Kjo metodë diagnostiko jo invazive e aprovuar nga Administrata e Barërave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA, do t’i ndihmoj mjekët që të vendosin se a ka nevojë për biopsi të lëkurës për ndryshimet në lëkurë në faza të hershme, d.m.th. në fazat kur kanceri është 100% i shërueshëm, kumton Mela Sciences kompani që e ka prodhuar këtë aparaturë.

Melanoma, nëse nuk zihet në fazat më të hershme, është forma më vdekjeprurëse e të gjitha kacereve të lëkurës. Kjo sëmundje është përgjegjëse për 75% të vdekjeve nga kanceri i lëkurës, thotë kompania.

Kompania gjithashtu cek se teknologjia e re mund t’ju rekomandoj mjekëve se a duhet ta bëjnë biopsinë, por nuk është qëllimi i saj që ta konfirmoj diagnozën e melanomës. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori