LAJMI I FUNDIT:

Apple shet 7.3 milionë iPad për festa

Apple shet 7.3 milionë iPad për festa

Gjatë ditës së djeshme, kompania Apple ka njoftuar për fitimet e saj të cilat i ka gjeneruar gjatë tre-mujorit të fundit të cilat kanë arritur shifrën prej 6 milionë dollarësh në profit, ndërsa zyrtarët e kësaj kompanie gjithashtu thanë se kanë shitur më shumë se 7.3 milionë iPad gjatë festave të fundvitit 2010.

Apple gjithashtu ka thënë se ka shitur një sasi masive të telefonave të saj – iPhone, që paraqet një rritje prej 86 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa është thënë se rekordi i shitjes së iPhone ngadalë po arrin atë të iPod-ëve.

Kompjuteri tablet iPad, ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë Apple i cili edhe më tutje po vazhdon ta dominojë tregun, ndërsa pritet që me lansimin e gjeneratës së dytë të këtij tableti – iPad 2, shitjet do të vazhdojnë të rriten edhe gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë arritur të shesin 4.3 milionë kompjuterë Mac, një rritje prej 23 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. / Telegrafi /