LAJMI I FUNDIT:

Apple padit Nokian për shkak të patentave

Apple padit Nokian për shkak të patentave

Vazhdon beteja ligjore në mes të kompanive Apple e Nokia me padi të reja të cilat kanë të bëjnë me shkeljen e patentave.

Kësaj radhe Apple ka ngritur padi kundër Nokias në gjykatën e Britanisë së Madhe duke thënë se një prej patentave nuk është i ligjshëm. Patenta kontestuese lidhet me teknologjinë për lëvizjen (scrolling) e përmbajtjeve në ekranet e ndjeshme në prekje, dhe është një prej patentave për shkak shkeljes së supozuar të cilës Nokia ka ngritur kundër Apple.

Përfaqësuesit e Apple nuk e kanë komentuar padinë e re, e në Nokia kanë deklaruar se patentat janë të rregullta, dhe se do të ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave të tyre. /Telegrafi/