LAJMI I FUNDIT:

Apostolova takon Ahmetin, shpreh shqetësimin për ajrin e ndotur në Prishtinë

Apostolova takon Ahmetin, shpreh shqetësimin për ajrin e ndotur në Prishtinë

Kryetari i Komunës së​ Prishtinës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim shefen e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe rolin e BE-së në Kosovë, me theks të veçantë në qeverisje lokale.

Apostolova shprehu brengosjen e saj  për ndotjen e ajrit në Prishtinë, si problem që është paraqitur dhe u interesua për infrastrukturën rreth Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, që është ndërtuar me investime të BE-së.

Kryetari Ahmeti shpjegoi se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë disa masa në uljen e ndotjes së ajrit, siç janë projekti i kogjenerimit për ngrohjen qendrore, mbjelljen e rreth 3000 fidanëve dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra, reformimin e transportit publik me 51 autobusë të rinj me emitim të ulët të gazrave, por vuri në pah se ndotja më e madhe vjen prej termocentraleve dhe emitimit të gazrave nga makinat e vjetra që qarkullojnë në qytet.


Kryetari Ahmeti po ashtu e njoftoi Apostolovan për Planin e Mobilitetit, i cili do ta zhvillojë një funksionim të plotë të qarkullimit në qytetin e Prishtinës, nga i cili do të përfitojnë edhe pjesët periferike të qytetit.

Në këtë aspekt ai e përmendi edhe Pallatin e Drejtësisë, i cili do të ketë infrastrukturë të rregulluar rrugore dhe linjë të rregullt të transportit publik.

Kryetari shprehu gatishmërinë që të informojë BE-në për mënyrat e mundshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë dhe sugjeroi një takim me palët e interesit për përmirësimin e infrastrukturës për qasje në Pallatin e Drejtësisë.

“Të dyja palët u pajtuan që të organizojnë një vizitë të përbashkët projekteve të BE-së në komunë”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori