Nuk është risi dhe nuk është (vetëm) vizioni apokaliptik i të çmendurve që u përkasin sekteve fetare: “The survivalism” (Mbijetueshmëria) është më popullor se kurrë sot dhe, çuditërisht, sidomos në mesin e miliarderëve në Silicon Valley dhe New York, dy zona ku përqendrohet pjesa më e madhe e pasurisë në Shtetet e Bashkuara.
“Preppers”-at – “të përgatiturit” për emergjencën – e rinj, janë super të pasur që merren me menaxhim kapitalesh, por edhe CEO të kompanive të teknologjisë, që janë duke ndryshuar botën.
Në vend se nga fatkeqësitë natyrore, frika e tyre është e një natyre sociale: në një moment historik kur është bërë më i madhe se kurrë hendeku ekonomik, midis 1 për qindëshit që zotëron një pjesë të madhe të pasurisë së botës, dhe pjesës tjetër të popullsisë, mundësia e një lufte të dhunshme klasash nuk është edhe aq joreale.
Paqëndrueshmëria politike mund të çojë në rrëzimin e institucioneve: prej aty, kaosi është një hap larg.
“Humbja e vendeve të punës, shkaktuar nga inteligjenca artificiale mund të kanalizojë zemërimin social, drejt atyre individëve që konsiderohen përgjegjës për ndryshimet në tregun e punës”, thotë Evan Osnos, autor i investigimit “Doomsday for the super rich”, që u botua në shkurt në Nju Jorker.
Të varfrit kundër të pasurve, miliarderë në krye të kompanive, kundër punëtorëve, të cilëve shpikjet e këtyre kompanive u marrin vendet e punës.
“Survivalism” është një instrument i ankthit social”, shpjegon sociologu Richard Mitchell. “Nuk të habit pra, që sot është më i gjallë se kurrë: nga ndryshimet klimatike, tek ekonomia e terrorizmi, situata aktuale e botës mjafton për të shqetësuar edhe qytetarin më cinik”.
Antonio García një investitor i hershëm në Facebook dhe autor i “Chaos Monkeys”, që flet për përvojën e tij në Silicon Valley, sapo e pa se si po shkonte fushata zgjedhore amerikane, me një vend gjithnjë e më të përçarë e ndërluftues, nxitoi të veprojë: ai bleu dy mijë hektarë në një ishull të Paqësorit dhe e ka pajisur me gjeneratorë, panele diellore dhe municione.
Steve Hu, bashkë-themelues dhe CEO i Reddit, njeriu me një pasuri prej 600 milionë dollarë, në nëntor të vitit 2015 iu nënshtrua operacionit për të korrigjuar shikimin: “Kush ka nevojë për syze ose lente kontakti, mallra të vështirë për t’u gjetur në rast emergjence globale, ka shanse më të pakta mbijetese”.
Të tjerë super të pasur kanë investuar në blerje prone në kuadër të “Project Condo Survival”, një kompleks luksoz banimi që ndodhet nën tokë në veri të Uichitas, Kansas.
Me pesëmbëdhjetë kate të ndarë në 20 shtëpi, struktura është ndërtuar për të qenë krejtësisht e vetë-mjaftueshme – furnizime me ujë dhe ajër, ushqime, një minispital, një pishinë, një kinema – për një periudhë prej pesë vjetësh, duke siguruar mbijetesën për një maksimum prej 70 personash.
Çmimet variojnë nga një milion e gjysmë për apartamente të vogla prej 83 metra katrorë, deri në katër e gjysmë për ata me çati, prej më shumë se 300 metra (pjesa e brendshme mund të ndryshojë sipas dëshirës, mjafton të paguajnë).
Zgjidhja tjetër e mundshme është që të lëvizin jashtë vendit. Në rastin e trazirave sociale dhe rënies së demokracisë amerikane, super të pasurit kanë identifikuar tashmë se ku: Zelanda e Re.
Në 48 orë pas zgjedhjes së Trumpit, faqe për emigracionin e Zelandës së Re e ka rritur me 2.500 për qind trafikun. Që atëherë më shumë se 18.000 qytetarë amerikanë janë regjistruar me autoritetet e Zelandës së Re, hapi i parë ky drejt kërkesës për qëndrim (në zgjedhjet e nëntorit 2015 kjo shifër ishte 1272).
Ka nga ata që janë përgatitur prej një kohe të gjatë: miliarderi Peter Thiel, themelues i PayPal dhe tani në grupin e këshilltarëve të Donald Trump, edhe pse nuk ka jetuar asnjëherë, shtetësia i është dhënë në vitin 2011, në sajë të investimeve në dy kompani neozelandeze dhe një donacion një milion dollarë për një organizatë bamirësie atje. Investimi i tij më i fundit është një pronë prej më shumë se 10 milionë dollarë në Lake Uanaka, një zonë që për nga karakteristikat, është e mbrojtur nga legjislacion i veçantë.
Shumë bukur e ka përshkruar për Nju Jorket, themeluesi i LinkedIn, Reid Hoffman, “Në mesin e miliarderëve të Silicon Valleyt, të thuash se je duke blerë shtëpi në Zelandën e Re është njësoj si të shkelësh syrin: menjëherë, të gjithë e kuptojnë se ku e ke fjalën”.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në shtator 2015, gjatë një konference mbi pabarazinë, Robert Johnson, president i Institutit për Mendimin e Ri Ekonomik, kishte thënë: “Ka menaxherë fondesh investimesh nga e gjithë bota, që po blejnë fabrika dhe vila në Zelandën e Re”. Nuk i dihet kurrë, se kur mund të të nevojitet një rrugë arratie. /Vanity Fair – bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Lulja e kufomës” lulëzon pas shtatë viteve – bima e rrallë me erë “vdekjeprurëse” tërheq mijëra vizitorë
Atletja shënon rekord botëror duke përfunduar 44 “pull-ups” në një minutë
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë
"Lulja e kufomës" lulëzon pas shtatë viteve - bima e rrallë me erë "vdekjeprurëse" tërheq mijëra vizitorë
Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror
Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova