LAJMI I FUNDIT:

Aplikoni për vullnetarë në Anibar Festival

Aplikoni për vullnetarë në Anibar Festival

Anibar Festival ka hap konkursin për vullnetarë të rinj, të cilët do të kenë një mundësi që të ofrojnë ndihmën e tyre në krijimin e eventeve dhe të fitojnë eksperiencë.

Kushti i vetëm që të jeni vullnetarë të festivalit të këtij festivali është të jeni mbi 15-vjet.

“Nga datat 20-26 Gusht, Anibar ju ofron mundësinë të jeni prapa skenave dhe të punoni për festivalin si vullnetarë. Do të jeni pjesë e ekipit të festivalit, ndihmoni në krijimin e eventeve dhe të fitoni eksperiencë. Do të keni mundësi të mësoni për filmin e animuar, marketing dhe PR, program, menaxhim eventeve, etj. Vullnetarët duhet të jenë mbi 16-vjec. Thirrja do të mbyllet me daten 31 Korrik 2015”, shkruan në njoftimin e këtij festivali.