LAJMI I FUNDIT:

Anuluan takimin në Shkup por kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov do të takohen në Romë

Anuluan takimin në Shkup por kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov do të takohen në Romë

Pas anulimit te takimit mes dy qeverive, asaj të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që pritej të mbahej më 22 maj, kryeministrat Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski do të kenë rast që të takohen në Romë më 23 maj për të vendosur lule dhe për të nderuar vëllezërit Kirili dhe Metodi.

Tensionet mes paleve janë rritur se tepërmi ndërsa pritej qe të hidhej një hap drejt marrëveshjes per hapjen e negociatave.

Në vend që të flasin në Shkup në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Petkov dhe Kovaçevski do ta bëjnë këtë vetëm në Romë, një ceremoni tradicionale e viteve të fundit.


Për të shpëtuar qeverinë, kryeministri bullgar mund të ngrijë temën për Maqedoninë e Veriut së paku deri në Vitin e Ri, përkundër presionit të madh të BE-së.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po nxitojnë të sjellin Maqedoninë dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian, të shqetësuar se Putini mund të godasë pikërisht atje, duke nxitur armiqësitë e vjetra përgjatë linjave Shkup-Tiranë-Kosovë-Beograd.

Sipas qeverisë bullgare është momenti që të shihet nëse Maqedonia e Veriut ka një qëndrim serioz ndaj gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit ndaj popullatës etnike bullgare.

Mediat maqedonase kanë raportuar për takimin Petkov-Kovaçevski ne Romë të hënën e ardhshme si dhe është përgatitur dokumentacioni lidhur me procedurën për regjistrimin e bullgarëve në kushtetutë.

Sipas kërkesave të kryeministrit Petkov, çelësi për heqjen e vetos kundër Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është ndryshimi i kushtetutës, ku bullgarët duhet të regjistrohen si një popull shtetformues si shqiptarët, turqit dhe boshnjakët.

Shkupi kërkon që vetoja e Bullgarisë të hiqet para ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, me angazhimin e qartë qe nëse në të ardhmen rezulton se Maqedonia e Veriut nuk i përmbahet marrëveshjes, Bullgaria të mund ta bllokojë të fazën tjetër të procesit të negociatave.

Procesi parlamentar në Shkup për ndryshimin e kushtetutës mund të zgjasë nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë sepse kërkohet një shumicë prej dy të tretave të votave në parlament të cilat OBRM-PDUKM-ja, partia kryesore opozitare maqedonase, fillimisht refuzoi t’i japë.

Parlamenti Evropian i bëri thirrje Sofjes dhe Shkupit që çështjen e tyre dypalëshe ta zgjidhin jashtë procesit të negociatave dhe qe Këshilli evropian menjëherë të vendosë nisjen e negociatave që janë bllokuar me veton që po mban peng edhe Shqipërinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori