Vendimi që doli para pak ditësh ka treguar për ulje të buxhetit edhe për festivalet si Skena Up, Chopin Piano Fest e DAM fest. Këto dy të fundat, bashkë me PriFilm kanë edicionet e tyre shumë shpejt, prandaj duken më të alarmuara. Skena UP, në anën tjetër, edicionin e radhës e ka në dhjetor të këtij viti dhe është dëmtuar për 11 mijë euro nga Ministria e Kulturës.
Ministria e Kulturës së fundmi ka terrorizuar një pjesë komunitetit artistik, sidomos disa prej festivaleve kryesore në vend. Buxheti i alokuar nga kjo Ministri është zbritur dukshëm.
78 % është zbritja që i ka ndodhur festivalit PriFilmFest, kjo më e madhja në mesin e të tjerave ngurtësime të buxhetit. Nga 22 mijë euro sa ka marrë PriFilmFest vitin e kaluar, këtë vit janë alokuar vetëm 5 mijë euro.
“Me këtë zbritje drastike ne kemi vendosur që festivalin ta bartim në Tiranë, dhe festivali do të quhet PriFIlmFest në Ekzil. Ne jemi vetëm 1 muaj para festivalit dhe kjo zbritje veç sa na ka gjetur të befasuar” thotë Vjosa Berisha, drejtoreshë e festivalit.
PriFilmFest tanimë i ka blerë edhe biletat për disa nga pjesëmarrësit që parashihej të ishin pjesë e festivalit. Njëjtë, festivali thotë se me 5 mijë euro është e pamundur të organizohet një festival, e në këtë kohë të shkurtër është e pamundur edhe gjetja e fondeve me anë të alternativave tjera.
“Kemi ardhur në këtë vendim për shkak të tri elementeve. E para, sepse kemi zbritjen më të madhe në përqindje dhe në sasi, e dyta sepse Ministria e ka ngurtësuar edhe Teatrin Kombëtar, institucionin me të cilin ne kemi pasur bashkëpunim për disa vite dhe as aty nuk na lejohet mbajtja e festivalit, si dhe mendojmë se këto shenja tregojnë që kjo Ministri nuk e do këtë festival dhe mirëqenien e tij” thotë Fatos Berisha nga PriFilmFest.
“Megjithatë, mos të harrojmë se mandatet e minsitrave janë të përkohshëm” pohon Berisha.
Vendimi që doli para pak ditësh ka treguar për ulje të buxhetit edhe për festivalet si Skena Up, Chopin Piano Fest e DAM fest. Këto dy të fundat, bashkë me PriFilm kanë edicionet e tyre shumë shpejt, prandaj duken më të alarmuara. Skena UP, në anën tjetër, edicionin e radhës e ka në dhjetor të këtij viti dhe është dëmtuar për 11 mijë euro nga Ministria e Kulturës.
Festivali PriFilmFest, me zero buxhet, bartet kësisoj në Tulla Center në Tiranë, për dy ditë në fund të prillit.
“Ky është festival i madh dhe ne megjithatë nuk duam të ndalemi. Kemi partnerët tanë dhe ata që kanë marrë pjesë për vite në festival që duan që festivali të vazhdojë” thotë Vjosa Berisha.
“Ne jemi gati për çdo iniciativë që ky vendim të mos qëndrojë i tillë, sepse edhe evenimentet tjera janë dëmtuar poashtu. Dua të shto se duke e favorizuar një festival dhe duke shkatërruar tjerat, nuk përparojmë. Nëse nuk ka konkurencë mes festivaleve të vendit, atëherë kjo mbetet politikë e gabuar” ka shtuar Fatos Berisha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLedri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën
Kiara Tito zbulon ambientet e shtëpisë së saj luksoze
MC Beka 'kritikon' popullin pasi e përkrahën Edona James në Big Brother VIP
Robert Berisha pozon krah të dashurës: Nuk plakem veç me ty o shpirt
Bora Zemani: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit