Brizida Gjikondi
Në shpatet e Polinos në Kalabri, ndër të tjera ndodhen dhe dy katunde arbëreshe, Frashineto dhe Ejanina, që në gjuhën letrare shqipe, janë katundi i Frashërit dhe Janinës. Këto dy katunde, si shumë të tjera në ato anë, u ripopulluan dhe lulëzuan në shekullin e XV me ardhjen e shqiptarëve në eksodin e tyre mbas mësymjes otomane në trojet shqiptare, mbas vdekjes së Skënderbeut.
Frashineto që është dhe emri zyrtar i kësaj komune në Itali, është një ndër katundet më me zë në kontributet ndaj çështjes dhe dinjitetit kombëtar. Por, shumë gjëra shqiptarët nuk i dinë. Frashineto është djepi ku ka jetuar Domenico Belushi, Vincenco Dorsa dhe shumë figura të tjera elitare shqiptare; në Frashineto ka lindur dhe jeton dhe Ati i nderuar, Prifti arbëresh, Antonio Belushi.
Personalisht, kur e takova në janar të këtij viti dhe kur me vitalitetin e tij u bë udhërrëfyesi im ndër rrugët me emrat shqiptarë, vendet me emrat paganë po shqiptarë, Muzeun e veshjeve popullore shqiptare, bustin dhe sheshin Skënderbej të Frashinetos, dhe Bibliotekën e tij shumë të çmuar, u ndjeva një thërrime në shqiptarizmën dhe patriotizmin tim. U ndjeva një thërrime përballë asaj madhështie vlerash të heshtura, të asaj bote arbërore, që kish ndaluar befas në gjuhën, traditat vlerat dhe pastërtinë e Arbërisë së epokës së Skënderbeut, vallet e tyre, traditat, gjuha e tyre e pastër jo pak ma drithëruan shpirtin.
Antonio Belushi, ky shqiptar i madh, shumë i madh; i pari shqiptar që kish bredhur katundet arbërore të Greqisë dhe çdo katund të shteteve të tjera ku shqiptarët jetonin për të mbijetuar kombëtarisht, jo fizikisht, duke qënë kështu si ai tezgjahu që lidh penjtë, arriti të studiojë, të analizojë, të regjistrojë dhe hedh në kartë botën shqiptare të Mesjetës që me fanatizëm, deri në mallëngjim për gjashtë shekuj të gjatë, ruajtën traditat, gjuhën, këngën, vallet, vajet, mënyrën si thurnin bezen, si bëjnë djathin, si përzënë magjitë, si martojnë dhe gëzojnë duke ja kaluar me mijëra herë shqiptarëve të përhumbur dhe të mpirë nga sherret injoranca dhe kotësitë pavarësisht se jetojnë në trojet e ëndrrës së arbëreshëve.
Në 15 shtator, shqiptari i madh Antonio Belushi ka ditëlindjen; ai miku i çmuar i Aristidh Kolës; ai, themeluesi i revistave me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare, swi Vatra Jone dhe Lidhja; ai, akademia e vërtetë shkencore shqiptare e gjallë, bën 83 vjeç. Dhe, unë e ndjeva detyrim shpirtëror, moral dhe kombëtar që qoftë dhe dy rreshta t’i shkruaj me modesti për këtë shqiptar të mirë, këtë shqiptar që domosdoshmërisht veprat e shkruara prej tij dhe biblioteka e tij e mrekullueshme produkt i mbi 60 vjet punë atdhetare duhet të shpallen pasuri kombëtare.
Këto fjalë janë pak për një personalitet dhe rilindas të gjallë si Antonio Belushi, por janë shqip dhe janë me zemër.
Gëzuar ditëlindjen shqiptari i madh, por i heshtur, Antonio Belushi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës