LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 11° partlycloudy_night

Ansambli i qytetit të Obiliqit po merr pjesë në edicionin e 18-të të Festivalit Ballkanik të Folklorit

Ansambli i qytetit të Obiliqit po merr pjesë në edicionin e 18-të të Festivalit Ballkanik të Folklorit

Ansambli i Qytetit të Obiliqit po merr pjesë në edicionin e 18-të të Festivalit Ballkanik të Folklorit, që po zhvillohet në Izmir, Turqi.

Komuna e Obiliqit njofton se ky festival mbledh ansamble folklorike nga mbarë Ballkani, duke përfshirë shtete si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina.

“Në ceremoninë zyrtare të hapjes, nën patronatin e Komunës së Izmirit, Ansambli i Obiliqit u falënderua për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës. Performanca e tyre e parë, ishte me vallen “Festa e Bashkimit – O Kosovë, O Shqipëri”, e cila ngjalli entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku”, njofton Komuna e Obiliqit.


Më tej, njoftohet se aktivitetet do të vazhdojnë në disa qytete të tjera gjatë ditëve në vijim, ndërsa nesër është planifikuar një vizitë nga Shoqata Shqiptare “Rumeli Dernek Kosova”, ku ansambli ynë do të pritet me mikpritje tradicionale e vëllazërore.

“Komuna e Obiliqit është krenare për përfaqësimin e kulturës dhe traditës sonë në një ngjarje kaq të rëndësishme ndërkombëtare”, theksohet në komunikatë.

Tutje, theksohet se një falënderim i veçantë i shkon të gjithë anëtarëve të Ansamblit të Qytetit të Obiliqit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në promovimin e kulturës sonë, duke ngritur lart emrin e Obiliqit dhe të Kosovës./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori