LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi në NATO dhe në BE – strehim nga agresioni i mundshëm rus

Anëtarësimi në NATO dhe në BE – strehim nga agresioni i mundshëm rus

Vendet e Evropës po kërkojnë strehim nga agresioni i mundshëm rus me kërkesa për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Ukraina kërkoi këto ditë të hyjë me urgjencë – me procedurë të shpejtuar që aktualisht nuk ekziston – në BE. Edhe Moldavia dhe Gjeorgjia ndërmorën këtë hap.

Në Suedi dhe në Finlandë, deri tani vende që donin të ruanin neutralitetin, është shtuar përkrahja popullore për anëtarësim në NATO. Po të duan, këto të dyja anëtarësohen shpejt në aleancën politiko-ushtarake.


Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kërkuar të enjten me rezolutë që Qeveria e Kosovës që “t’i ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës në NATO, në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”.

Në kontekst të zhvillimeve aktuale, besoj se kjo kërkesë e Kosovës mund të gjejë mirëkuptim te vendet mike e përkrahëse të Kosovës në Aleancën Veriatlantike. Jo që mund të bëhet shpejt, sepse 4 shtete anëtare të NATO-s dhe 5 shtete anëtare të BE-së nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

Në një shkrim autorial – opinion – për Ukrainën dhe reagimin e botës demokratike në kundërshtim të agresionit rus, kryeministri britanik dhe lideri i Partisë Konservatore, Boris Johnson, shpalosi sot në gazetën “The New York Times”, një plan 6-pikësh që thotë se duhet të nisë së realizuari prej sot.

Pika e gjashtë, e fundit, e këti plani parasheh:

“Së gjashti, duhet të veprojmë tani për ta forcuar sigurinë euro-atlantike. Kjo përfshin jo vetëm përforcim të krahut lindor të NATO-s por edhe mbështetje për shtetet evropiane që nuk janë anëtare të NATO-s të cilat janë në rrezik potencial nga agresioni rus, si Moldavia, Gjeorgjia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa ata që marrin pjesë apo e mundësojnë agresionin rus, si Bellorusia, do t’u nënshtohen sanksioneve në shkallën më të madhe.”

Në ndërkohë, po sot, kryeredaktorja e gazetës së njohur franceze “Le Monde”, Sylvie Kauffman, i referohet një zyrtari të presidencës franceze kur thotë se Franca tash është e pajtimit që duhet të gjendet një rrugë “për të ‘ankoruar’ në Evropë shtetet që janë më të ekspozuara ndaj kërcënimit rus. Kjo do të thotë Moldavia, Gjeorgjia dhe po ashtu Ballkani Perëndimor, ku po rritet ndikimi i Moskës”, siç shprehet znj. Kauffman në një shkrim botuar te gazeta “The Financial Times” të dielën.

Në trend

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori