Anestezia nënkupton humbjen e plotë ose të pjesshme të ndjeshmërisë së gjithë trupit a të një organi, duke mundësuar operimin pa ndjerë dhimbje.
Anestezia nënkupton humbjen e ndjesive, megjithatë kjo fjali ndërlidhet me humbjen e ndjenjës së dhembjes ose vetëm humbjen e ndjesisë ose të dyja bashkë.
Ecuria e anestezionit është reverzibile; organizmi pas pushimit të efektit, të gjitha funksionet e indeve nervore duhet të kthehen në gjendje normale. Gjatë anestezionit lokal, epidural dhe spinal bllokohet përcjellja e impulseve nervore, kështuqë sinjalet nuk përcillen në tru. Anestezia mund të jetë: e përgjithshme, regjionale, peridurale dhe lokale. Ekzistojnë dy lloje të anestezionit: anestezioni i përgjithshëm, dhe ai regjional.
Pavarësisht llojit të anestezionit të nevojshëm për operimin tuaj, funksionet vitale do të jenë të monitoruara, duke përfshirë ritmin e zemrës, shtypjen e gjakut, nivelin e gazrave në gjak, frymëmarrjen, temperaturën, ndërsa në rast nevoje, do të monitorohen edhe funksionet tjera trupore.
Anestezia e përgjithshme
Anestezia e përgjithshme është humbja e plotë e perceptivitetit dhe nënkupton gjumin, analgjezionin, supresionin e reflekseve viscerale dhe relaksimin e muskujve. Anestetikët inhalator induktojnë gjumin me një mekanizëm akoma të panjohur.
Në mjekësinë moderne, anestezia e përgjithshme përbëhet nga tre elementë kryesore:
Anestezi: Ulja e nivelit të zgjimit (vërja në gjumë) me anë të lëngjeve (p.sh. barbiturate, propofol, ketaminë) ose/dhe gazeve anestetike (halotan, gaz qeshës)
Analgjezi: Heqja e ndjesisë së dhimbjes me anë të lëndëve analgjezike, si p.sh. opiate
Relaksim muskulor: Çlirim i plotë i muskujve të trupit me anë të relaksantëve muskulorë.
Anestezia lokale
Anestezia lokale përkufizohet si një humbje e përkohshme e ndjeshmërisë në zona të kufizuara, e shkaktuar nga një rënie në eksitimin (nxitjen) e mbaresave nervore ose nga një pengim i përçueshmërisë së impulsit në nervat periferik. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të anestezisë lokale është se shkakton humbje të ndjeshmërisë pa sjellur humbje të ndërgjegjes. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që evidenton ndryshimin mes anestezisë së përgjithshme dhe asaj lokale.
Anestezioni lokalë realizohet me dhënien e barërave, anestetikëve, të cilët ndërprejnë vazhdimin e impulseve përgjatë rrugëve nervore në ato regjione ku është bëhet aplikimi i anestezioni. Te anestezioni lokal, ruhet ndjesia.
Ja disa nga mënyrat që induktojnë (japin) efektin e anestezisë lokale:
* Traumat mekanike
* Temperatura e ulët
* Anoksia (mungesa e oksigjenit)
* Irritantët kimikë
* Agjentët neurolitik siç janë alkooli dhe fenoli
* Anestetikët lokal (agjentë kimikë)
Megjithatë vetëm substancat dhe agjentët kimikë te cilët shkaktojnë një gjendje të përkohshme dhe reversibile(të kthyeshme) të anestezisë mund të përdoren klinikisht. Gjithashtu me rëndësi është të theksosh se jo të gjithë anestetikët veprojnë efektivisht si në injektimet në ind ashtu dhe në përdorimet topikale (mukozë).
Pas çdo anestezioni, duhet që pacienti, patjetër të trajtohet, duhet kontrolluar funksionet vitale, presionin e gjakut dhe pulsin. Çdo komplikimi duhet marrë me seriozitet dhe personeli mjekësor i pranishëm menjëherë të shmang çrregullimet.
Kirurgu dhe anestezisti duhet të bashkëveprojnë me efikasitet midis tyre dhe janë të dy përgjegjës për pacientin. Përveç kirurgjisë anestezistët tani ndërhyjnë në mënyrë rutine për t’i përgjumur dhe qetësuar pacientët në shumë procedura, si thyerja e gurëve me ultratinguj, rezonanca magnetike, skaneri me kontrast, terapia elektrokonvulsive, kateterizimi i zemrës, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë