LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti mohon kombëtaren Azzure

Ancelotti mohon kombëtaren Azzure

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka përjashtuar mundësinë se do të mund të lëkundej për të pranuar ndonjë detyrë si përzgjedhës i Italisë.

“Unë në kombëtaren italiane? Jo, mirë jam këtu. Shpresoj se do të qëndroj te Chelsea, ne kemi gjasa të mira për të fituar tituj. Besoj në Lippin sepse është trajner i mirë, por nuk e di se kush mund ta zëvendësojë”.

“Italia nuk është ekipi më i fortë, sepse po kalon një fazë tranzicionale. Lippi do të bënte mirë t’i ribashkonte lojtarët më në formë aktualisht dhe ata të vitit 2006”, deklaroi Ancelotti. /Telegrafi/