Spanja ka shkarkuar në mënyrë sensacionale përzgjedhësin Julen Lopetegui. Koha është të hedhim një shikim për numrat prapa kohës së tij në krye të kombëtares së Spanjës.
Spanja shkaktoi atë që mund të jetë tronditja më e madhe në Botërorin që do të nisë të enjtën, Rusia 2018, vetëm 24 orë para fillimit të garës.
Kryetrajneri Julen Lopetegui ishte shkarkuar dy ditë para ndeshjes hapëse ndaj Portugalisë dhe vetëm tri javë pas nënhkrimit të një rinovimi deri në vitin 2020.
Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka pohuar se ai nuk ka pasur zgjedhje tjetër pas vendimit të Lopeteguit për t’u bërë trajner i ri i Real Madridit.
Edhe pse Lopetegui nuk do ta merrte pozitën në Bernabeu deri pas Botërorit, Rubiales ishte i frustruar me mënyrën se si u zhvilluan negociatat pa dijeninë e RFEF, duke e shtyrë kështu që të vendosë për shkarkimin e trajnerit.
Por, me Spanjën që u duk mjaft e fortë në miqsoret para Botërorit dhe me disa lojtarë thuhet të kenë telefonuar duke kërkuar qëndrimin e Lopeteguit, a ka bërë Rubiales një gabim trashanik?
20 – Julen Lopetegui has not lost any of his first 20 games for #ESP (W14 D6), the second best unbeaten start of any manager, being currently the side on the longest unbeaten run heading into the World Cup. Real Madrid pic.twitter.com/RKbED7XTKF
— OptaJose (@OptaJose) June 12, 2018
Hedhim një shikim në statistikat e 51 vjeçarit, të cilat janë të bazuara në institutin Opta.
20 – Lopetegui nuk ka humbur në 20 ndeshjet e fundit, duke fituar me Spanjën 14 ndeshje dhe duke barazuar në gjashtë sfida. Kjo është ecuria më e gjatë e pamposhtshmërisë para Botërorit, Rusia 2018.
25 – Vetëm Luis Aragones ka pasur fillim më të mirë si trajner i Spanjës, duke mos u mundur në 25 sfida.
61 – Spanja ka shënuar 61 gola me Lopeteguin dhe asnjë ekip nuk ka arritur që të mos pranojë gol në përballje me Stuhinë e Kuqe.
13 – Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë ndeshje për Spanjën gjatë periudhës së Lopeteguit si trajner se sa Sergio Ramos, i cili shijoi 13 fitore.
11 – Isco ishte lojtari i dytë më produktiv për Spanjën në kohën e Lopeteguit, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar në dy të tjerë. David Silva kryeson para tij. (17 – 11 gola, 6 asistime).
7 – Shtatë nga lojtarët aktual të Real Madridit janë ftuar nga Spanja prej Lopeteguit – kurse Jesus Vallejo është i vetmi i cili nuk ka bërë ende asnjë paraqitje.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Matheus Cunha thyen heshtjen mes zërave për një kalim të mundshëm tek Man United

Zbulohen tri prioritetet kryesore të Interit për afatin kalimtar veror

PSG tundon Real Madridin me ofertë të lartë për yllin e skuadrës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut