LAJMI I FUNDIT:

Analizat llogaritëse të trurit mund të ndihmojnë në parashikimin e psikozave

Analizat llogaritëse të trurit mund të ndihmojnë në parashikimin e psikozave

Shkencëtarët britanik kanë zbuluar se nëpërmes algoritmeve llogaritëse për analizimin e MRI-ve (rezonancës magnetike) mund të parashohin se sa serioze mund të jetë ndonjë psikozë, gjë që do të mund t’ju ndihmonte mjekëve për caktimin e terapisë sa më adekuate.

Sipas mendimit të shkencëtarëve, ky është hap i parë drejtë shërimit më të suksesshëm të pacientëve me psikozë, për shkak se me siguri mund të parashihet se çfarë kahu do ta merr zhvillmi i sëmundjes.

Psikoza është gjendje që ndikon në të menduar, duke e ndryshuar mënyrë e të menduarit, ndjenjat dhe sjelljen. Tek pacientët me psikozë mund të paraqiten halucinacionet dhe deluzionet (bindjet e gabuara).

Lajmërimi i psikozës është karakteristike për skizofreninë dhe çrregullimin bipolar, por simptomat psikotike mund të paraqiten edhe tek sëmundja e Parkinsonit, konsumimi i alkoolit ose të drogave.


Studimet tregojnë se konsumimi i kanabisit (marihuanës) në moshë të re e shton rrezikun e zhvillimit të psikozave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori