Analistët: Brukseli nuk ka më besim te autoritetet vendore dhe për këtë ka vendosur ashpërsimin e menaxhimit të fondeve IPA

Kriza politike ka rritur presionin ndërkombëtar ndaj Maqedonisë. Për shkak të ngecjes së reformave dhe mos zbatimit të pikave kryesore të marrëveshjes politike, Komisioni Evropian ka shkurtuar fondet IPA për projekte të ndryshme, përfshirë edhe ato për korridorin 8. Nga qeveria thonë se nuk bëhet fjalë për sanksione, por për tërheqje të fondeve të pashfrytëzuara, ndërsa për këtë fajësojnë opozitën. Ekspertët, ndërkohë, paralajmërojnë pasoja në ekonomi, por nuk përjashtojnë mundësinë e masave nëse kriza nuk merr një epilog pozitiv, njofton REL.
Shkurtimi i Fondeve IPA për Maqedoninë nga ana e Komisionit Evropian për shkak të krizës politike, mos zbatimit të reformave dhe ngecjeve në realizimin e pikave të marrëveshjes së Përzhinës, do të ketë pasoja jo vetëm ndaj procesit integrues, por edhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë, pavarësisht përpjekjes së autoriteteve për të heshtur vendimin e Brukselit.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare, duke komentuar njoftimet fillimisht për shkurtimin e 27 milion eurove nga programi për vitin 20016, por edhe njoftimet për dhjetëra miliona euro të tjera që ishin miratuar për korridorin 8.
Këto masa, sipas ekspertëve, tregojnë qartë se Brukseli nuk ka më besim te autoritetet vendore dhe për këtë ka vendosur ashpërsimin e menaxhimit të fondeve IPA.
“Vlerësoj se bëhet fjalë për sanksione politike ndaj Maqedonisë. Në kuadër të kushtëzimeve politike të BE-së, e tërë ndihma ndaj vendeve të treta, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë, apo çfarë statusi kanë, pra e tërë ndihma varet nga respektimi i parimeve dhe vlerave të BE-së.”
“Këtu bëjnë pjesë niveli i demokracisë, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, e kështu me radhë. Pezullimi i një pjese të fondeve është vërejtje serioze për shtetin, për qasjen negative ndaj vlerave evropiane”, thotë Malinka Risteva, nga Instituti për Politikë Evropiane.
Sipas saj, bëhet fjalë për një humbje të madhe, pasi për arritjen e fondeve të BE-së është investuar shumë dhe se me këtë vendi është larguar edhe më shumë nga integrimi në Bashkimin Evropian. Ajo thotë se vendimi për ndërprerjen apo tërheqjen e fondeve do të ketë pasoja në zhvillimin ekonomik, pasi shumë projekte janë financuar pikërisht nga Fondet IPA.
Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që masat të zgjerohen deri në mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët e Maqedonisë.
“Qeveria tani është në ‘nokdaun’ total dhe tani nuk din se çfarë të bëjë. Mendoj se nëse nuk ka zgjidhje të shpejtë… me siguri se buxheti i Maqedonisë do të shkojë në kolaps. Gjithashtu vlerësoj se nëse ka zvarritje serioze masat që mund të ndërmerren do t’i prekin edhe qytetarët, duke përfshirë edhe heqjen e vizave, që do të ishte një dëm i madh për të gjithë, por edhe ndoshta mesazh dërguar bankave komerciale që të mos mund të blejnë thesare të cilat i emiton Maqedonia për kreditim”, thotë Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike dhe ligjërues në Universitetin Fon të Shkupit.
Nga qeveria në reagimin e parë pas njoftimin për shkurtimin e fondeve thanë se nuk bëhet fjalë për sanksione, por për zvogëlim të mjeteve të programuara dhe për këtë kanë fajësuar opozitës e cila siç thuhet me krizën e krijuar ka pamundësuar shfrytëzimin e fondeve evropiane.
“Gjatë kësaj periudhe institucionet kanë qenë të hendikepuara me bllokimin e disa ministrive kyçe, përfshirë edhe atë të financave. Partia më e madhe opozitare pjesëmarrjen e saj në qeveri nuk e shfrytëzoi për rritjen e besimit në procesin zgjedhor, siç parashihej me marrëve veshjen politike, por përkundrazi, gjithë energjinë e saj e orientoi në bllokimin e institucioneve duke i bërë një dëm të madh shtetit”, thuhej në reagimin e shërbimit për informim të qeverisë.
Por, vërejtjet e Komisionit Evropian janë shumë më të hershme se pretendimet e qeverisë, e cila për shkurtimin e fondeve fajëson pjesëmarrjen e saj gjashtë mujore në qeverinë kalimtare.
Brukseli vite me radhë kishte përsëritur shqetësimet e tij ndaj autoriteteve, rreth mungesës së gatishmërisë për të zbatuar reformat e domosdoshme nëpër sektorë, apo në përgjithësi angazhimin ndaj reformave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill

Mickoski: Marrëdhëniet RMV-SHBA janë në nivel të lartë, të mos nxitojmë me konkluzione për mosmarrjen e vizës së ministrit Fatmir Limani

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës