LAJMI I FUNDIT:

Amnesty International: Të ndalohet transferimi i të burgosurve

Amnesty International: Të ndalohet transferimi i të burgosurve

Amnesty International thotë se forcat e NATO-s në Afganistan duhet të pezullojnë transferimin e të burgosurve tek autoritetet afgane, sepse disa prej tyre janë torturuar. Grupi për të drejtat e njeriut thotë se ka raportime të përsëritura se të burgosurit janë rrahur, janë ekspozuar në temperatura të ulëta dhe janë lënë pa ngrënë.

Organizata kërkon që NATO të vazhdojë t’i mbajë të burgosurit deri në kohën kur shërbimet afgane të zbulimit do të marrin masa për t’u siguruar që të burgosurit nuk do të keqtrajtohen.

Disa nga vendet pjesëmarrëse në forcën e NATO-s në Afganistan, kanë nënshkruar "memorandume mirëkuptimi" me autoritetet afgane.

Marrëveshjet pretendohet të sigurojnë trajtimin e të burgosurve sipas standardeve ndërkombëtare.


Mungesë gatishmërie

Me të drejtën ndërkombëtare ndalohet transferimi i të burgosurve nëse do të ketë shkak për të dyshuar abuzimin a torturimin e tyre.

Raporti i Amnesty bën thirrje që transferimi i të burgosurve të rifillojë vetëm kur trajtimi i të burgosurve afgane të përmbushë standardet ndërkombëtare.

Por forca e NATO-s në Afganistan, Isaf nuk është e gatshme të ndryshojë marrëveshjen që ka me autoritetet afgane.

"Afganistani është vend sovran… që ka përgjegjësinë për burgosjen e afganëve, " tha zëdhënësi i Isaf-it, James Appathurai.

Por Amnesty thotë se monitorimi i marrëveshjeve është i pamundur, pjesërisht nga fakti që një pjesë e mirë e vendit është vështirë që të vizitohet. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori