LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Shqipërisë falënderon Kosovën: Vendet e rajonit ishin një me Shqipërinë, por në ballë Kosova

Ambasadori i Shqipërisë falënderon Kosovën: Vendet e rajonit ishin një me Shqipërinë, por në ballë Kosova

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në një pritje të organizuar në Prishtinë ka shënuar festën e 28 Nëntorit, si një prej datave më të rëndësishme për shqiptarët.

Ambasadori Qemal Minxhozi, liderë institucional e politik shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave në Shqipëri, vend ky që u godit nga disa tërmete gjatë mëngjesit të hershëm të së martës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se sot ka qenë ditë solidariteti, ku në ambasadë janë shënuar mbi 2500 thirrje të qytetarëve të cilët kanë shprehur gatishmëri të ofrojnë ndihma për familjet që pësuan nga goditja në Shqipëri.


“Solidaritet kombëtar i jashtëzakonshëm, i paperceptueshëm. Ju jap vetëm një fakt, më Ambasadën e Shqipërisë sot janë regjistruar mbi 2500 telefonata, një pjesë shume e vogël njiheshin, të tjerët ishin njerëz që kishin vetëm emrin dhe shpirtin shqiptar. Ofruan solidaritetin e tyre, dikush thoshte nuk kam çfarë jap, kam një shtëpi në Golem janë çelësat e shtëpisë ku t’i dorëzojë, dikush tjetër thoshte të vinë në Prishtinë, kam apartament bosh, kam një shtëpi, dikush tjetër thoshte ku te dorëzojë disa plaçka që kam, ku të dorëzojë një batanije, ku të dorëzojë një çadër. Dhe në gjithë këtë solidaritet spikatëm të gjitha vendet e rajonit, ishin një me Shqipërinë, por në ballë Kosova, faleminderit Kosovë”, tha Minxhozi, transmeton kp.

Ai tha se shqiptarët kanë forcë dhe energji për të tejkaluar këtë situatë  dhe solidariteti i treguar i bën krenarë të gjithë për lidhjet që kanë shqiptarët mes vete, pavarësisht kufijve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori